Serbët marshojnë në Beograd për fitoren sovjetike të Luftës II Botërore (fotot)

09/05/2022 19:47

Disa qindra njerëz u mblodhën sot në kryeqytetin serb Beograd për marshimin e njohur si ‘Regjimenti i pavdekshëm’, në kujtim të veteranëve të vrarë gjatë Luftës II Botërore.

Marshimi u krye sot, në ditën kur Rusia mbante paradën ushtarake të Ditës së Fitores, kundër forcave naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Shumë nga pankartat tregonin mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë, me foto të prera të  Vladimir Putin dhe simbolet ushtarake ruse “Z”.

Serbia aspiron të bashkohet në Bashkimin Evropian por është një aleate tradicionale e Rusisë dhe ka refuzuar sanksionet ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Shumë serbë e shohin në dritë pozitive Kremlinin  ndërsa Putin e konsideron Serbisë si postin e tij më të besueshëm në Evropë.

Edhe më parë në Serbi janë mbajtur marshime pro-ruse në mbështetje të sulmit ushtarak të Moskës ndaj Ukrainës.

Marshimi i sotëm përfundoi në “Varrezat e Çlirimtarëve” ku vendosën kurora përfaqësues të Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Azerbaixhanit dhe Serbisë.

“Njerëzit duhet të kujtojnë, sepse është e lehtë për të harruar atë që ndodhi në Luftën II Botërore, prandaj kemi një situatë të tillë në Ukrainë”, tha për AFP, 31 vjeçarja vendase Marija Devric.

FOTO GALERI
1/11
Disa qindra njerëz u mblodhën sot në kryeqytetin serb Beograd për marshimin e njohur si 'Regjimenti i pavdekshëm', në kujtim të veteranëve të vrarë gjatë Luftës II Botërore.

Top Channel