Një shpërthim ka ndodhur në një parking nëntokësor në Prishtinë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gaze, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Forcat e policisë kanë mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel