E martë, 20 Shtator 2022
15:19
Pamje të pabesueshme të sulmit të demit ndaj vrapuesit, në viktimën e radhës së festivalit të çmendur spanjoll (video-fotot)

Në pamjet e fundit nga festivali tradicional i vrapimit të demave në Spanjë shihej sot një sulm makabër i demit të provokuar ndaj një prej anëtarëve të publikut që fatkeqësisht e gjeti veten “tek për tek” me kafshën gjigante me brirë.

15:18
Polici mbetet në burg, Jeton Lami apeloi vendimin por pa sukses

Me tezën se polici Jeton Lami është në moshë të re dhe nuk ka ndërmend të arratiset, dy mbrojtësit e tij shpresuan se gjykata e apelit do ja zbuste masën nga arrest me burg në arrest shtëpie.

15:15
PS-“Basha”: Të hapim dosjet/ Bien dakord në Kuvend për ligjet e reja të “dosjeve të sigurimit të shtetit”

Socialistët dhe grupimi Alibeaj në PD kanë divergjenca të shumta por pika bashkuese është çuarja përpara e disa iniciativave ligjore lidhur me hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit.

15:07
Sulmi kibernetik/ Yuri Kim: Po ju mbrojmë! Duan të dëmtojnë besimin në demokraci

Në një kohë kur sulmet kibernetike nga Irani kundrejt Shqipërisë janë të njëpasnjëshme, ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim garanton mbështetjen e SHBA në mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve.

15:06
Hetimet për sulmin kibernetik, virusi ka hyrë që në qershor në sistemin e policisë

Sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë më 9 shtator nuk ishte i beftë.

14:52
Goditi njërin prej futbollistëve me shishe në ndeshjen “Kukësi-Partizani”, shpallet në kërkim 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me shishe uji të ngrirë një prej futbollistëve gjatë ndeshjes në , në stadiumin “Kukës Arena”.

14:48
NATO e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të tensioneve të reja

NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës.

14:46
Vdekja e 22 vjeçares në paraburgim/ Protesta të përgjakshme në Iran, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Pesë persona janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë protestave që u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Amini, e cila po mbahej në paraburgim nga policia.

14:44
Nga fans në pjesë e kastit, Leonardo DiCaprio në sezonin e tretë të “Squid Game”?!

Së fundmi, ylli hollivudian Leonardo DiCaprio thuhet se mund t’i bashkohet kastit të “Squid Game” në një sezon të ardhshëm.

14:39
Shpëtohen në Qipro qindra migrantë të bllokuar në det, ishin larguar nga Libani

Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra migrantë mbrëmjen e së hënës dhe në orët e para të së martës. Migrantët ishin larguar nga Libani dhe ishin bllokuar në det në dy incidente të ndara, thanë zyrtarët.

14:28
Mbreti Karli III fluturon drejt Skocisë një ditë pas funeralit të Mbretëreshës

Mbreti Karli III ka fluturuar në Skoci një ditë pas ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elisabetë II.

14:24
A po cenohet siguria kombëtare nga sulmet kibernetike? Kryeredaktori i Top Channel: Qëllimi është të nxitet revoltë

Kryeredaktori i Top Channel, Altin Kreka i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” tha se hyrja e hakerave në sistemin e policisë është një cenim serioz i sigurisë kombëtare.

14:22
Teksa kudo po përflitet se Gigi Hadid është në një lidhje me DiCaprion, modelja habit me veprimin e fundit!

Supermodelja e njohur Gigi Hadid prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave për një lidhje të mundshme me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio, lajm ky që duket se shqetësoi Zayn Malik.

14:18
Çdo 4 sekonda, në botë vdes një person nga uria

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda.

14:18
Sulmi në Gramsh/ Nis në Gjykatën e Durrësit seanca për çështjen ndaj rusëve dhe ukrainasit

Sapo ka nisur në gjykatën e Apelit Durrës seanca për çështjen penale ndaj shtetasve rusë Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov të akuzuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

14:18
Sa romantike Bebe Rexha/ Këngëtarja shqiptare uron partnerin me rastin e ditëlindjes së tij (Foto)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.

14:13
Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës, gjërat janë mjaft problematike

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një “hap i rëndësishëm”.

14:11
Vullkani islandez, oferta e Zaragozës, dieta e rreptë dhe hobi, të panjohurat rreth Lewandowskit

Historia e futbollit është plot me “po sikur…”. Edhe Robert Lewandowski ka të tijën.

14:05
Shenjat e horoskopit që janë xhelozët dhe ziliqarët më të mëdhenj edhe për shokun e tyre më të ngushtë

Disa njerëz e shohin suksesin e mikut të tyre si një burim frymëzimi, ndërsa disa bëhen ziliqar dhe mbushen me ndjenja xhelozie.

14:02
Teksa kudo po përflitet se Gigi Hadid është në një lidhje me DiCaprion, modelja habit me veprimin e fundit

Supermodelja e njohur Gigi Hadid prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave për një lidhje të mundshme me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio, lajm ky që duket se shqetësoi Zayn Malik.

14:01
Të dhënat sensitive të publikuara nga hakerat, AMA thirrje mediave: Tregoni maturi dhe përgjegjësi profesionale

AMA u ka bërë thirrje redaksive të mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare.

13:53
Vullkani islandez, oferta e Zaragozës, dieta e rreptë dhe hobi, të panjohurat rreth Lewandowskit

Historia e futbollit është plot me “po sikur…”. Edhe Robert Lewandowski ka të tijën. Sulmuesi polak, i shndërruar në makineri golash te Borussia e Dortmundit dhe Bayerni në Gjermani dhe tani te Barcelona (​tri klube të mëdha të Evropës), mund të kishte marrë një rrugë tjetër në vitin 2010 kur la Lech Poznanin për Borussian, që atëherë drejtohej nga Klopp.

13:35
Sa romantike Bebe Rexha, këngëtarja uron partnerin me rastin e ditëlindjes së tij!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.

13:26
U-20/ Debutuesit Berisha e Ismaili rrëfejnë emocionet e e grumbullimit me kuqezinjtë

Kombëtarja U-20 vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20, që do të luhen që të dyja në Kroaci.

13:20
Çdo katër sekonda, një person në botë vdes nga uria

 Një person vdes nga uria çdo katër sekonda, kështu kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën, duke bërë thirrje që ti jepet fund spirales së krizës globale të urisë.

13:18
Gjatë kohës që Shakira ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë, Pique paska “bërë kërdinë”!

Së fundmi, detaje të reja tronditëse po vazhdojnë të dalin në ‘dritë’ sa i përket dyshes më të përfolur të momentit që është Shakira dhe Gerard Pique.

13:14
Po qëndronte në shtëpinë e ish të dashuri/ Kaliforni, jepet dënimi për gruan që inskenoi rrëmbimin e saj

Një grua nga Kalifornia që inskenoi rrëmbimin e saj është dënuar me 18 muaj burg për deklarata të rreme në FBI.

13:07
Ndikimi i mungesave, Mancini projekton ndryshimin e skemës ndaj Anglisë dhe Hungarisë

Italia po përgatitet seriozisht për angazhimin e dyfishtë në Ligën e Kombeve.

13:03
E rëndë në Prishtinë/ Ngacmon dhe filmon me telefon të miturën, nisin hetimet

Një video ka qarkullua prej mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale ku një person ngacmon seksualisht një të mitur në qendër të Prishtinës.

13:01
Kosova eksporton rreth 90 milionë euro mallra në Shqipëri/ Në periudhën janar-gusht, rritje vjetore rreth 40 për qind

Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. 

12:56
Hije skandali! Kryeministri kanadez “ofendoi” mbretëreshën, kapet mat duke kënduar e pirë para funeralit

Pamjet e kryeministrit kanadez teksa këndon Bohemian Rapsody të grupit Queen, nën shoqërinë e personave të tjerë pak para funeralit të mbretëreshës janë bërë shumë virale në rrjet.

12:47
Erdogan: Paqja në Ukrainë varet nga kthimi i territoreve të pushtuara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Rusia duhet t’ia kthejë Ukrainës tokat e pushtuara, nëse qëllimi është një paqe e qëndrueshme.

12:42
19 shtatori “i mallkuar” në Meksikë/ Tërmeti për herë të tretë në të njëjtën datë

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur Meksikën perëndimore ditën e djeshme duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar përmbytje në bregun e Paqësorit.

12:32
Vritet prokurori i Ekuadorit, qëllohet sapo del nga Prokuroria

Një prokuror që hetonte kryesisht vrasjet e grave dhe vajzave  u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil të hënën.

12:29
Veliaj në Konferencën “Qytetet Inteligjente”: Po investojmë te digjitalizimi në Tiranë, Piramida do të jetë shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

Në Tiranë po mbahet për herë të parë Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor “Qytetet Inteligjente”, si nxitje për shtimin e investimeve në teknologjitë e sigurta inteligjente për qytetet dhe modernizimin e shërbimeve publike.

12:25
Dy të vdekur nga tajfuni në Japoni, 9 milion njerëz duhen evakuuar

Autoritetet në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje pasi një nga stuhitë më të mëdha në dekadat e fundit goditi vendin.

12:23
Mbyllet shkolla në Lapardha, mbeti vetëm një nxënës

Për herë të parë që prej çlirimit fshati Lapardha nuk ka më shkollë.  

12:21
Uragani Fiona, dy viktima dhe dëme të shumta në Puerto Rico

Uragani Fiona po vazhdon të forcohet, duke kërcënuar jetën e shumë njerëzve në pjesë të Karaibeve, thonë sinoptikanët amerikanë.

12:11
Stërvitje shqiptaro-amerikane/ Biza 22 vë në provë batalionin e këmbësorisë së lehtë

Në poligonin Kombëtar të Bizës, u zhvillua një tjetër stërvitje ushtarake e përbashkët me forcat amerikane.

12:11
Ylli i “Twilight”, Ashley Greene bëhet nënë për herë të parë

Ylli i “Twilight”, Ashley Greene, ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë, me partnerin Paul Khoury.

12:10
Britania do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë për Ukrainën vitin e ardhshëm

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë, si ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vitin e ardhshëm.

11:54
Emri/ I dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe i dënuar me 13 vite burg, është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër.

11:48
Në kërkim për trafik droge, kapet në kufi 46-vjeçari me mbi 21 mijë paund të padeklaruara

Një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve është arrestuar në Tushemisht.

11:40
Shpërthen bombola në Has, plagosen nënë e bir

Një bombol gazi që përdorej për gatim shpërtheu këtë të martë në fshatin Fajza të Hasit, duke plagosur nënë e bir.

11:32
Sulmi kibernetik/ Spiropali: Grupi i ngritur ka një raport konfidencial të dorëzuar në KE e DASH, do bëhet publik

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamenin, Elisa Spiropali, ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, se në lidhje me sulmin e 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin ka një raport të hollësishëm që është dorëzuar në Komisionin Evropian e në Departamentin Amerikan të Shtetit.

11:28
Befason Silva, njofton tërheqjen nga përfaqësuesja portugeze

Mesfushori i Benficës, Rafa Silva i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren portugeze në moshën 29-vjeçare.

11:15
Sulmet kibernetike/ Drejtori i DSIK: Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar

Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) Dorian Tola, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve ditë  e sotme, ka shpjeguar se deri në këtë moment nuk ka asnjë informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar.

11:00
Meghan Markle i kërkon mbretit Karl takim “kokë më kokë”, çfarë do të diskutohet mes tyre

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka kërkuar vjehrrit të saj, tashmë mbretit Karl që të kenë së bashku një takim “kokë më kokë”.

10:43
​Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Inteligjenca britanike e mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.

10:31
Shoqëroi të shumëkërkuarin, Gjykata e Apelit lë në burg ish-policin Jeton Lami

Ish-efektivi i policisë Jeton Lami, i cili dyshohet se ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim, është lënë “arrest me burg”. Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura.

10:27
Sulmet kibernetike/ Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Disa keqdashës tentuan të minojnë besimin në demokraci

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë eventit  “Qytetet inteligjente”  të organizuar nga Dhoma Amerikane theksoi se duhet të punojmë për të rritur sigurinë kibernetike të shteteve, pas sulmeve të ditëve të fundit.

10:16
Prekëse! Momenti kur ​Princesha Charlotte shpërthen në lot në funeralin e Mbretëreshës

Princesha 7-vjeçare Charlotte shpërtheu në lot në funeralin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabetë II.

10:10
Pas Diego Costës, Wolves synon firmën me titullarin e Belgjikës

Jason Denayer është në kërkim të një skuadre, sepse pasi i përfundoi bashkëpunimi me Lyonin, ka mbetur futbollist i lirë, ndonëse merkatoja është mbyllur.

10:09
Lufta në Ukrainë në krye të agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nis të martën punimet teksa bota përballet me kriza të shumta, duke nisur nga lufta në Ukrainë.

10:06
Allegri ndan drejtuesit e Juves: Nedved kërkon largimin, por Agnelli e mban në punë

Paga e lartë e trajnerit, që ka kontratë deri në 2026-ën, ka bërë që presidenti Agnelli dhe administrator Arrivabene të këmbëngulin për qëndrimin e Allegrit, të paktën deri para nisjes së Botërorit, me shpresën që situata do të ndryshojë. Nga ana tjetër është Pavel Nedved, që asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Allegrin […]

10:05
Veliaj i bashkohet Parlamentit Global të Kryebashkiakëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve.

09:57
Frikë nga rusët apo policët vendas? 46-vjeçari ukrainas tregon torturat: Më lidhën e më dhunuan barbarisht me elektroshok

Në vend që të torturohej nga rusët, 46-vjeçari ukrainas Andrii Matiazh, tregon se u dhunua barbarisht nga disa policë ukrainas, që ishin bërë bashkë me palën ruse.

09:39
“Sulmi mund të thellohet”/ Ekspertët e IT: Hakerat kanë vjedhur informacion sensitive

Gledis Nano, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, sot ka qenë kryefjala e hakerave iranian. Grupi “Homeland Justice”, ka publikuar komunikimet sekrete të Nanos me partnerët ndërkombëtare për çështje delikate.

09:15
Rusia lëviz nëndetëset pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Inteligjenca britanike e Mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.

09:04
A do e largonit grupimin e iranianëve të strehuar në Shqipëri pas sulmeve kibernetike? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarët Susanne Koelbl dhe Walter Mayr të medias gjermane ”Der Spiegel”  foli për sulmin kibernetik iranian kundër Shqipërisë.

09:00
Mbytja e 29-vjeçares angleze në Sarandë/ Ekspedita e zhytjes pa kushtet teknike, arrestohet përgjegjësi

Përgjegjësi i ekspeditës së zhytjes, ku u mbyt 29-vjeçarja angleze një ditë më parë , në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë është arrestuar.

08:52
Ukraina e quan “terrorizëm bërthamor” sulmin rus në termocentralin e saj

Një raketë ruse shpërtheu të hënën afër një centrali bërthamor në Ukrainën jugore, duke dëmtuar pajisjet industriale aty pranë, por nuk preku tre reaktorët e tij.

08:41
Blinken, takim me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hënën në një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të forcuar një armëpushim të brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet.

08:36
BE do të sigurojë një instrument të ri për raste emergjence kundër krizave

Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shmangë mungesat me produkte të rëndësishme strategjike.

08:21
Zbulim i papritur arkeologjik në Palestinë

Një fshatar palestinez zbulon një nga thesaret më të mëdha arkeologjike në Gazë.

08:15
Biden: Pandemia e COVID-19 ka përfunduar në SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shpallur të përfunduar pandeminë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

08:10
Detajet/ 29-vjeçarja angleze nxirret e pajetë nga deti, ishte pjesë e një skuadre zhytësish profesionistë

Një 29 vjeçare angleze është nxjerrë pa jetë  pasditen e një dite më parë nga deti në Sarandë.

08:04
Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira

Moti ditën e martë parashikohet të jetë i paqendrueshëm. Pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin. Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën […]

E hënë, 19 Shtator 2022
23:02
Mbreti mund të vizitojë vendin tonë? Ambasadori britanik: Karli III dhe Kamila kanë krijuar afeksion për Shqipërinë, të shohim nëse mund ta realizojmë ardhjen e Tij

Amabsadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith foli këtë mbrëmje në “Top Story” për Mbretëreshën e ndjerë, Elizabeta II.

22:57
Vendet e Komonuelthit kërkojnë shkëputjen pas vdekjes së Mbretëreshës/ Ambasadori britanik në Shqipëri: Mbreti Karl pranon zgjedhjet e secilit shtet

Vdekja e mbretëreshës Elizabetë ka rindezur debate në shumë prej ish-kolonive britanike, duke vënë në pikëpyetje lidhjet e tyre të ardhshme me monarkinë.

22:45
Abazoviç kërkon postet kryesore në një qeveri të ardhshme, që të garantohet kursi perëndimor i Malit të Zi

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha të hënën në Uashington se partia e tij kërkon gjysmën e posteve ministrore dhe portofolet e politikës së jashtme dhe sigurisë në një qeveri të ardhshme që të garantohet kursi perëndimor i vendit.

22:42
Vriten katër persona gjatë protestave në Iran, plagosen 15 të tjerë

Katër persona janë vrarë në Iran gjatë protestave mbi vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila humbi jetën pasi u arrestua nga policia nën dyshimet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit, tha një organizatë.

22:26
Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë/ Ambasadori britanik: I prekur nga shqiptarët që kanë ardhur për ngushëllim në rezidencën time

Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, në një intervistë me gazetarin Sokol Balla në Top Story ka falenderuar shqiptarët për ngushëllimin e shprehur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.

22:15
“Ka prezencë të frikshme iraniane”/ Anila Hoxha: Kush garanton që kampi nuk është në gjendje të bëjë sulm terrorist

Pas publikimit të e-maileve sekrete të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, gazetarja Anila Hoxha thotë se autoritetet duhet ta marrin shumë seriozisht situatën.

22:02
Sekretet e Policisë shpërndahen në Telegram, Anila Hoxha ngre alarmin: Bota e krimit nuk ka fjetur gjumë këto orë

Publikimi i të dhënave të Policisë së Shtetit favorizon botën e krimit në vendin tonë, që mund t’i përdorë informacionet për qëllimet e veta kriminale, thotë gazetares Anila Hoxha.

22:02
“Do krijojnë konflikt civil në Shqipëri”/ Frrok Çupi: Sulmi erdhi nga amerikanizmi, nuk kam besim te drejtësia

Analisti Frrok Çupi tha se iniciativa e Iranit për të goditur Shqipërinë ka krijuar kaos në vend që mund të krijojë edhe konflikt civil në vend.

21:43
“Hakerat kanë në dorë trurin e Policisë së Shtetit”/ Anila Hoxha: Janë marrë të dhëna për grupet kriminale dhe personat në mbrojtje

Hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit, sipas gazetares Anila Hoxha, që do të thotë se në duart e tyre ka të dhëna tejet sensitive që cenojnë sigurinë kombëtare.

21:39
Kampioni 24 vjeçar i surf-it vdes nga kriza epileptike gjatë lundrimit mbi valë (fotot)

Talenti i pakontestueshëm i surfit Kalani David ka vdekur në moshën 24 vjeçare pasi pësoi një krizë epileptike gjatë ushtrimit të sportit të tij në brigjet e Costa Rica.

21:16
Të dhënat sekrete/ Gazetarja Bezat në Top Story: U zgjodh Gledis Nano për të përçuar një mesazh, edhe siguria e qytetarëve është prekur

Ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, iu publikuan të dhënat sekrete për të përçuar mesazhin se hakerat kanë ndërhyrë në sigurinë kombëtare, këtë deklaratë bëri gazetarja Dorjana Bezat në “Top Story”.

21:14
Mbreteresha Elizabetë II prehet në Windsor, pas ceremonisë madhështore që zgjati 10 orë dhe u ndoq mbarë botën!

Mbretëresha Elizabetë II prehet tashmë në paqe, në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor.

21:13
Këngëtari amerikan ’50 Cent’ padit doktoreshën që i sugjeroi operacion ‘për zmadhim penisi’ (fotot)

Reperi i famshëm amerikan 50 Cent ka paditur një doktoreshë në Miami me akuza se ka përdorur një foto që sugjeronte se ai ka kryer operacion për zmadhim të organit erektil, me qëllim të promovonte klinikën e saj të ndërhyrjeve estetike.

20:59
Ronela Hajati ka një mesazh për ata që e quajnë të shëndoshë…

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

20:50
Fiks Fare/ “Më vodhën pensionin”, profesori i njohur denoncon skandalin e radhës të Postës Shqiptare

Një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kristaq Bërxholli, denoncoi në emisionin investigativ Fiks Fare skandalin e radhës të vjedhjes së pensioneve nga punonjësit e Postës Shqiptare.

20:40
Marinsi amerikan lirohet nga talebanët në shkëmbim të një pengu taleban të mbajtur në SHBA

Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë, një kontraktor amerikan i mbajtur peng në Afganistan për më shumë se dy vjet nga talebanët, është liruar në këmbim të një bosi droge taleban i cili eshte dënuar dhe po vuan denimin me burg në Shtetet e Bashkuara.

20:33
OSBE, raport për mënyrën e trajtimit të rasteve të terrorizmit nga institucionet në Kosovë

Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë tha të hënën se institucionet e Kosovës po dëshmojnë përkushtim në ndjekjen e veprave penale të terrorizmit, por sfidë mbetet mungesa e transparencës në mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve.

20:27
Miqësore luksi për kuqezinjtë, kampionët e Europës zbarkojnë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë, në “Air Albania”.

20:12
Takimi i parë jashtë studios! Arbri përgatit surprizën romantike për Anxhelën në tarracën e pallatit

Anxhela dhe Arbri zhvilluan takimin e parë jashtë studios së “Për’puthen”.

20:10
Qyteti amerikan do t’i japë të pastrehëve $12,000 secilit, ‘pa asnjë kusht për të plotësuar’ (fotot)

Denver thotë se po bëhet qyteti i parë në SHBA që nis një skemë të ardhurash minimale të garantuara për të pastrehët.

20:03
Arrihet marrëveshje në parim për qeverisjen e ardhshme në Mal të Zi

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi sot në Washington se është arritur një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekicit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, por nuk dha hollësi të tjera.

19:54
Defiçit, 280 miliardë lekë/ Në gusht u rritën eksportet por importet janë dy herë më të larta

300 milionë euro arriti vlera e mallrave të eksportuara gjatë gushtit. Sipas Instat eksportet vijuan rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit të shkuar, ndikuar së tepërmi edhe nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet globale. Si raport 8-mujor, vlera e mallrave “Made in Albania” të eksportuara jashtë arriti në 328 miliardë lekë.

19:39
“Sulmi mund të thellohet”/ Ekspertët e IT: Hakerat kanë vjedhur informacion sensitive

Gledis Nano , ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sot ka qenë kryefjala e hakerave iranianë. Grupi Home Land Justice ka publikuar komunikimet sekrete të Nanos me partnerët ndërkombëtare për çështje delikate.

19:30
Video/ Protestuesit anti-qeveritarë në Iran përmbysin makinën e policisë pas vdekjes së 22-vjeçares (fotot)

Protestues në Iran tentuan sot të përmbysnin një makinë policie në vijim të zemërimit të gjerë për vdekjen e të resë në stacionin e policisë javës që shkoi.

19:25
Veliaj pret ministren e Kulturës së Egjiptit, Neveen Elkilany: Koha për të rilidhur fijet dhe për një fillim të ri të raporteve tona

Në Tiranë ka nisur java e Kulturës Egjiptiane, një javë me plot aktivitete, që çelin siparin mbrëmjen e sotme me koncertin gala të Orkestrës së Operës së Kajros dhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur egjiptiane Amira Selim.

19:15
“Fundi i një epoke”, si u pa varrimi i Mbretëreshës nëpër botë

Nga Melburni në Paris, Nju Jork e Delhi, ngjarjet solemne në Londër rezonuan në mbarë globin.

19:09
Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë, rebelohet Komonuelthi: Vendet kërkojnë shkëputje!

Shenjat e para kishin nisur me kohë, por duket se vdekja e mbretëreshës Elizabetë këputi fijen e fundit shpirtërore që mbante lidhur disa vende të Komonuelthit me kurorën britanike.

19:07
Protestuesit në Beirut bastisin Pallatin e Drejtësisë mes krizës ekonomike në Liban (fotot)

Dhjetra protestues bastisën sot një prej hyrjeve të Pallatit të Drejtësisë në kryeqytetin Beirut, mes krizës së rëndë ekonomike në vend dhe bllokimit të tërheqjeve nga bankat e vendit.

18:57
Gruaja përplas me makinë 18-vjeçaren në Durrës

Një 18-vjeçare është lënduar këtë pasdite në Durrës, pasi është përplasur ngë një makinë teksa lëvizte në këmbë.

18:52
Morën pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë II, fëmijët e princ William “shembuj” në Britani

Princesha Charlotte u pa duke i kujtuar vëllait të saj Princit George protokollin mbretëror pas funeralit të Mbretëreshës sot.

18:29
I shënoi Interit, mesfushorit gjerman i grabisin shtëpinë teksa festonte fitoren

Udinese po kalon një moment magjik. Në fundjavë erdhi fitorja 3-1 ndaj Interit, që ka ngjitur bardhezinjtë në vend të tretë në Serie A, me vetëm një pikë më pak se Napoli dhe Atalanta.

18:28
Ish-bashkëshorti i këngëtares na kishte paralajmëruar/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt ndarjes

Vetëm para pak kohësh, dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pasi u ribashkuan pas 20 vitesh të ndarë.