I preu rrugën motorit ndërsa futej në karburant/ Zbardhet dinamika e aksidentit ku humbën jetën dy turistët polak

09/05/2022 13:44

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti ku humbi jetën çifti i turistëve polakë, Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe.

Top Channel mëson se  27-vjecari ka tentuar të kalojë në krahun tjeter të rrugës për t’u futur në një karburant, kur i ka prerë rrugën motorit.

Karburanti ndodhej në krahun tjetër të rrugës dhe 27 vjecari është futur në korsinë tjetër pavarësisht vijës së pandërprerë që e ndalon një manovrim të tillë. Përpara gjykatës, 27 vjeçari ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia pasi nuk e ka vënë re motorin.

Aksidenti tragjik ndodhi mesditën e datës 6 maj, kur  Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës për të zbuluar edhe Alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.

Ata u përplasen me  një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga 27 vjeçari nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa pjesët e motorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

 

Top Channel