Pas 13-vitesh në elitë dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, Skënderbeu rikthehet në Kategorinë e Parë pas barazimit 1-1 me Dinamon.

Nga ana tjetër, edhe blutë e kryeqytetit janë “buzë greminës” dhe aktualisht i mban në lojë vetëm matematika duke qenë se kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, gjenden po minus nëntë pika nga Egnatia e vendit të tetë. Sa i takon kronikës së ndeshjes me Skënderbeun, në fraksionin e parë, Dinamo ishte më kërkuese dhe pati mundësitë e saj me anë të Ibraimit dhe Reginaldos.

Ndërsa nuk mungoi edhe Imami me kokë, por portieri Rexhepi tregoi një formë të shkëlqyer. Sa i takon fraksionit të dytë, rastin e parë e patën korçarët në minutën e 70 me anë të Berishës i cili nuk kishte fatin në anën e tij dhe u ndal nga traversa. Gjithsesi, në të 83-tën, Berisha gjeti rrugën e rrjetës duke mposhtur nga fare pranë portierin Simoni i cili nuk kishte shumë për të bërë.

Ndërkaq, Dinamo provoi të reagonte me Reginaldon por sulmuesi gaboi shënjestër dhe në fund. Megjithatë, penalltia në fund ndryshoi gjithçka me Dinamon që ende është pjesë e Superiores (ka edhe një ndeshje direkte me Egnatian të cilën duhet ta fitojë me dy apo më shumë gola diferencë) ndërsa Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të rikthehet në inferiore./ Super Sport

Top Channel