Tjetër aleat i Putin vdes në rrethana misterioze, kësaj here pas ‘mjekimit me helm bretkose’ (fotot)

09/05/2022 21:41

Baroni rus i naftës Alexander Subbotin raportohej sot se ka ndërruar jetë pas një trajtimi të pazakontë mjekësor me helm bretkose, që i ishte rekomanduar nga një shaman (mjek popullor alternativ) për të kuruar dhimbjen e kokës pas pijes, sipas burimeve.

Janë të paktën pesë oligarkë rusë që kanë humbur jetën në mënyra pas të shpjegueshme  që kur lideri Putin ka nisur sulmin ndaj Ukrainës.

Alexander Subbotin ka qenë ish-drejtues i gjigantit energjitik rus Lukoil. Ai është gjetur i vdekur në zonën qendrore të Moskës, Mytishchi.

Subbotin raportohej se po kryente një mjekim alternativ  në kohën kur vdiq. Mjekimet alternative janë të zakonshme për klasën aristokrate në Rusi, teksa dhe vetë Putin raportohej se përdor një mjekim të çuditshëm nga “brirët e drerit”.

Sipas kanalit rus në rrjetin Telegram, Mash, Subbotin kishte vizituar një shaman të specializuar në trajtimin me helmin e brekosës, të cilit i referohen shpesh edhe si një drogë e fortë haluçinante.

“Ata bëjnë një prerje në lëkurë, hedhin aty pikën e helmit dhe pacienti vjell dhe ndjehet më mirë”, shkruhet në rrjet, duke shtuar se procedura përdoret dhe për të thërritur shpirtra e rituale te tjera”.

Subbotin raportohej se ishte ndjerë keq pas trajtimit dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore, por shamani e kishte shtrirë në krevat për të fjetur.

Vdekja misterioze e Subbotin e çon në gjashtë numrin e vdekjeve të papritura të oligarkëve rusë që prej nisjes së luftës. Ndërsa një i shtatë raportohet se kishte vdekur disa javë para nisjes së sulmit rus.

Sergey Protosenya, ish-drejtues i konglomeratit rus Novatek, u gjet i vdekur ashtu si gruaja dhe e bija në një vilë të marrë me qira në Spanjë muajin e kaluar.

Në të njëjtën javë zv-presidenti i Gazprombank, Vladislav Avaev u gjet i vdekur në apartamentin e tij luksoz në zonen ekskluzive Universitetsky Prospekt në Moskë, së bashku me gruan e të bijën.

Vasily Melnikov vdiq bashkë me familjen në shtëpinë ne Nizhny Novgorod në mars.

Mikhail Watford, oligarku rus me emrin e lindur Mikhail Tolstosheya, u gjet i varur në garazhin e tij në shkurt në Surrey të Britanisë.

Disa ditë më herët drejtori i Gazprom, Alexander Tyulyakov, u gjet i vdekur në një vilë rurale pranë Shën Petersburg. Para nisjes së luftës, kolegu i Tyulyakov, Leonid Shulman u gjet i vdekur në vilën në Leningrad në atë që u raportua si vetëvrasje.

FOTO GALERI
1/6
Alexander Subbotin ka qenë ish-drejtues i gjigantit energjitik rus Lukoil. Ai është gjetur i vdekur në zonën qendrore të Moskës, Mytishchi.

Top Channel