8 qytetarë turkë merren peng nga autobuzi në Haiti (fotot)

09/05/2022 18:28

Tetë qytetarë të Turqisë janë marrë peng sot në kryeqytetin e Haitit, njoftonte rrjeti Associated Press, duke sugjeruar vijimin e një serie pengmarrjesh të profilit të lartë nga bandat kriminale vendase.

Konsulli turk në vend Hugues Josue, tha se grupi i rrembyer kishin hipur në autobuz në Republikën Domenikane fqinje por u ndaluan dhe u morën peng mbrëmjen e të dielës në Croix-des-Bouquets në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince.

Josue tha se nuk ka informacione për kërkesë të mundshme shpërblimi në para.

Zona Croix-des-Bouquets kontrollohet në fakt nga grupit 400 Mawozo, të cilët në fund të vitit të shkuar kishin marrë peng 17 anëtarë të një grupi misionarësh kristianë amerikanë.

Për këta të fundit grupi kërkoi $1 milionë shpërblim teksa i kishte mbajtur peng deri në dhjetor.

Një diplomat nga Repoublika Domenikane u mor peng në të njëjtën zonë në fillim të muajit, i cili më vonë u lirua.

Policia e Haiti ka njoftuar se një prej drejtuesve të bandës 400 Mawozo, Germine Joly, është ekstraduar tashmë në SHBA.

Dhuna e pasiguria në Haiti kanë shkaktuar protesta javët e fundit për të kërkuar më shumë siguri në zonat e banuara.

FOTO GALERI
1/3
Konsulli turk në vend Hugues Josue, tha se grupi i rrembyer kishin hipur në autobuz në Republikën Domenikane fqinje

Top Channel