“Çdo fëmijë ka lindur që të gëzoje”, tha Prof. Dr. Anila Godo, shefe e shërbimit të Onkohematologjisë në pediatri.

Tre pacientë të vegjël të shërbimit të Onkohematologjisë në pediatri, për katër ditë kanë udhëtuar drejt Qytetit Bilund të Danimarkës, për t’u argëtuar bashkë me familjarët e tyre në Parkun e Lodrave Legoland.

Kjo eksperiencë e paharruar e tre vogëlushëve  u mundësua nga Aeroporti Nënë Tereza,  i cili për të inauguruar destinacionin më të ri atë të Biluntit zgjodhi këtë mënyrë duke gëzuar tre vogëlushët, diagnozat e të cilëve janë leucemi, hemofili dhe talasemi.

Por ky udhëtim nuk është thjesht zbavitës për fëmijët , pasi gëzimi i tyre, shpjegon prof. Godo, ndihmon në terapitë e tyre mjekësore.

Duke falënderuar Aeroportin Nënë Tereza, ajo fton biznese të tjera   për ta vijuar këtë nismë.

Burime nga Aeroporti Nene Tereza konfirmojnë  se kjo nuk  është eksperienca e parë dhe e fundit pasi  do të vijojnë me pacientë të tjerë të vegjël edhe në pasione të tjera.

Top Channel