E mërkurë, 21 Dhjetor 2022
20:36
“I fiksuar me Champions League” Ronaldon e refuzon edhe klubi gjerman

Champions League në njërën anë dhe milionat e sheikëve arabë në krahun tjetër: Cristiano Ronaldo do të zgjedhë një ekip të ri për pjesën e mbetur të sezonit.

20:32
​Policia e Kosovës: Rrëmbimet e qytetarëve serb në veri të Republikës së Kosovës i trajtojmë me seriozitet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.

20:24
Zelensky mbërrin në SHBA/ Udhëtimi i parë jashtë Ukrainës që prej fillimit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të mërkurë në Shtetet e Bashkuara.

20:19
Foto/ Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Joe Biden

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë dhe është takuar me Joe Biden. 

20:16
Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë.

20:01
Grip dhe covid bashkë/ Rëndohet situata, në qendra shëndetësore ka dyndje të sëmurësh

Dy viruset e gripit dhe covidi kanë përkeqësuar situatën epidemiologjike në vend.

20:00
Ish-kryebashkiaku i Himarës përplas të miturin në Llogora,17-vjeçari në gjendje të rëndë (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur të miturin Elio Hamiti.

19:59
Barrikadat e serbëve! Analistët: Ndërhyrja e KFOR do jetë fundi i tyre

Barrikadat tash e 12 ditë po mbajnë të bllokuara rrugët për Jarinjë e Bërnjak, derisa institucionet e Kosovës po presin KFOR-in të ndërhyjë për largimin e tyre.

19:49
Nuk ndryshojnë normat e interesit, Banka e Shqipërisë: Rreziku kryesor i ekonomisë është inflacioni

Pas ngadalësimit të inflacionit muajin e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së  Shqipërisë vendosi të mbajë të pa pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e tij të fundit.

19:48
17-vjeçari i aksidentuar nga ish-kryebashkiaku i Himarës në gjendje të rëndë, i mituri niset drejt Tiranës

17-vjeçari i aksidentuar këtë mbrëmje Elio Hamiti i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano është nis ur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi është në gjendje të rëndë.

19:45
Gjatë kontrollit në një shtëpi vodhi 30 mijë euro, arrestohet polici në Elbasan (Emri)

Një polic në Elbasan është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollin në shtëpinë e denoncuesit vodhi 30 mijë euro.

19:42
Shqipëria “refuzoi” kreditë për rrugë! Nuk u aplikua në BE për grante, por u dhanë koncesione me çmime të larta

Qeveria shqiptare nuk ka nevojë për grante apo kreditë e buta që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, për ndërtimin e rrugëve pasi mbështetjen e gjen tek koncesionarët privatë.

19:33
Burri mbijeton 24 orë në ujërat me peshkaqenë e krokodilë duke u mbajtur në copën e drurit (fotot)

Një burrë barka e të cilit u përmbys në brigjet e stuhishme veriore të Australisë, arriti të mbijetojë dje për gati 24 orë në ujërat e njohur për peshkaqenë e krokodilë, duke u mbajtur në një copë druri.

19:23
“Nuk ka idiot më të madh”, vijojnë sulmet ndaj Martinez: Mbappe e bëri me trauma

Emiliano Martinez është kthyer në personin më të urryer për tifozët francezë.

19:14
Afrimiteti i Viktorit me Edën që në takimin e parë tensionon Mateon: Duhet të kesh respekt

Takimi i parë i Viktorit me Edën u shoqërua me shumë afrimitet, gjë e cila tensionoi Maton.

19:05
Ftesë në 5/ Bebja 1 muaj në reanimacion, Sara Karaj: Fajësoja veten

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar vlogerja e njohur Sara Karaj, e cila ndau për herë të parë në një intervistë televizive sfidat e shtatzënisë dhe lindjen e parakohshme të djalit të saj të vogël, Greg.

19:02
Megjithë mangësitë, cirku i famshëm i Etiopisë ofron aktivitet e shpresë për të rinjtë (fotot)

Megjithë burimet e vogla të cirkut më të njohur në lindje të Etiopisë, stabilimenti vijon t’u mësojë të rinjve disiplinat e tij dhe stërvitjen intensive, madje duke e shquar veten në festivale prestigjoze ndërkombëtare.

19:00
Ahmetaj, shmanget nga PS/ Mungoi në takimin e grupit të deputetëve socialistë

Arben Ahmetaj përpiqet të mbajë profil të ulët publik.

18:58
22 qytetarë të infektuar me COVID, nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit

22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 454 testime të kryera.

18:49
Basti i veçantë për Messin, Sergio Aguero feston dy herë triumfin e Argjentinës

Sergio Aguero ka një miqësi të kahershme me Leo Messin. Ish-sulmuesi, i cili u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.

18:38
Angli/ Vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijët, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Një 32-vjeçar është dënuar më burgim të përjetshëm, pasi vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijë.

18:35
​SHBA pritet të dërgojë armë në vlerë prej gati 2 miliardë dollarësh në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të konfirmojë një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën gjatë vizitës sonte në Ukrainë nga Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë.

18:24
Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 14 persona mes të cilëve 5 shqiptarë, sekuestrohen 2.3 ton drogë! Hynte nga Shqipëria

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 14 personave, mes të cilëve 5 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kilogramë drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë. 

18:23
Peruja dëbon ambasadorin e Meksikës pas dhënies së azilit për familjen e ish-presidentit (video)

Peruja shpalli sot “persona non grata” ambasadorin e Meksikës në Lima dhe urdhëroi largimin e tij nga vendi brenda 72 orëve.

18:08
E ngatërruan me nënën e tij, cila është gruaja që përqafoi Messin?

Një nga imazhet nga festa e Argjentinës pas fitimit të Kupës së Botës e që ka bërë xhiron e botës u fiksua në fushën e stadiumit Lusail.

18:03
“Nuk do të më pëlqente …”/ Georgina Rodriguez zbulon të vërtetat e jetës personale

Georgina Rodríguez është shprehur si rrallë herë më parë në një intervistë të fundit, partnerja e Cristiano Ronaldo-s ka diskutuar të gjitha çështjet rreth personalitetit të saj.

18:00
​Suedia paralajmëron qytetarët: Përgatituni për ndërprerjet e energjisë elektrike

Qeveria suedeze ka paralajmëruar familjet dhe bizneset që të përgatiten për ndërprerje të mundshme këtë dimër për shkak të mbylljes së reaktorëve bërthamorë, motit të ftohtë dhe mungesës së energjisë në Evropë pasi Rusia ndërpreu furnizimet e saj me gaz.

17:45
SHBA kap fentanil të mjaftueshëm për të vrarë çdo amerikan vetëm në 2022 (video)

Autoritetet federale anti-dorgë në SHBA thanë sot se këtë vit kanë sekuestruar fentanil të mjaftueshëm për të vrarë çdo amerikan.

17:37
​OBSH është e shqetësuar për situatën me COVID-19 në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kinë dhe bën thirrje që përpjekjet të fokusohen në vaksinimin e grupeve të popullsisë në rrezik.

17:35
Dhunimi i drejtuesit të OSHEE-së në Lezhë/ Zbardhet ngjarja, dyshime se janë porositur nga persona të tjerë

Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhë e ngjarjen e datës 30 nëntor të këtij viti, ku u dhunua duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca.

17:33
Suarez vendos për të ardhmen, pranë nënshkrimit me klubin brazilian

Grêmio, klub brazilian në qyteti Porto Alegre, është në pritje të një sinjali nga Luis Suarez për të nisur negociatat me 35-vjeçarin uruguaian.

17:25
Flamuri Ukrainas valëvitet krah atij të SHBA-së/ Përgatitjet para mbërritjes së presidentit ukrainas në Kapitol Hill (Foto)

Uashingtoni po përgatitet para mbërritjes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kapitol Hill.

17:23
Flamur Noka përjashtohet nga seanca parlamentare, Nikolla: Është turp për shikuesit

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca parlamentare e ditës së sotme.

17:15
Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

17:14
Apartamenti $59mln në tre kate, që vjen me një super-makinë falas Aston Martin $2mln (fotot)

Fansat e makinave sportive Aston Martin që i kanë “xhepat e thellë”, tashmë kanë një shans për të jetuar në një kompleks apartamentesh që i përket vetë kësaj marke.

17:09
1 miliard euro! Reali mendon ende për Mbappenë!

“Më të mirët duhet të jenë te Reali”, janë këto fjalët e Guti teksa shprehet për Mbappe.

17:03
Vizita e Zelensky-t në Uashington, ja çfarë dimë deri më tani për agjendën e tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një takim me Presidentin e SHBA-së Joe Biden.

17:00
Debat i ashpër në kuvend/ Noka: Je një kukull! Po përdorni Enkelejd paçavuren! Nikolla: Lironi foltoren

10 minuta pushim nuk mjaftuan për të qetësuar situatën në seancën e fundit parlamentare në Kuvend.

16:54
Kampioni i tenisit Boris Becker jep intervistën e parë pas lirimit nga burgu për evazion: Askujt nuk iu bë vonë për mua (fotot)

BORIS Becker ka thënë së fundmi se askujt “askujt nuk i plasi për mua” gjatë kohës që ai ishte në burg, në intervistën e parë që prej lirimit për evazion fiskal.

16:51
Një nga vendet më të vizituara në botë, por çfarë bëhet me monedhat e hedhura në Fontana di Trevi?!

Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni parë njerëz që hedhin monedha në shatërvanin e famshëm Trevi.

16:43
Komuniteti ndërkombëtar dënon vendimin e qeverisë talebane që ndalon vajzat afgane të ndjekin universitetin

Studentet afgane iu drejtuan mëngjesin e sotëm kampeve universitare si çdo ditë tjetër, por ato u kthyen duke qarë, pasi forcat e sigurisë nuk i lejuan të hynin, në zbatim të urdhrit të qeverisë talebane që ndalon vajzat të ndjekin universitetin.

16:35
Ministri rus i Mbrojtjes: Moska dëshiron të zgjerojë ushtrinë si operacion special që do të vazhdojë…

Ministri rus i Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria e vendit duhet të zgjerohet, pasi pranoi vështirësitë gjatë mobilizimit të pjesshëm të Moskës.

16:30
Kryeministri grek nesër vizitë në Shqipëri, zbardhet agjenda

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nesër zhvillon një vizitë në Shqipëri.

16:25
Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren e Kuvendit, ndërpritet seanca

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pak minuta më parë, gjë e cila ka bërë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, të ndërpresë seancën parlamentare për 10 minuta.

16:16
Festa e Argjentinës ndërpritet në Buenos Aires pas përleshjeve me policinë me një të vrarë e një fëmijë në gjendje kome (fotot)

Celebrimet euforike të Argjentinës pas kthimit në vend nga Kupa e Botës përfunduan dje në kaos teksa policia qëlloi me armë ne ajër ndaj tifozëve në Buenos Aires dhe futbollistët u detyruan të largoheshin me helikopter nga parada.

16:11
Guardiola kurorëzon Messin: Edhe pa Botërorin ishte më i madhi

Trajneri i Manchester City-t, Pepe Guardiola, e dha opinionin e tij në një konferencë për shtypin para ndeshjes së Kupës së Ligës, kundër Liverpoolit.

16:08
“Mos ma ngri dorën ashtu…!”, plas debati në parlament mes deputetëve të PD-së

Një debat i ashpër po ndodh në seancën parlamentare të kësaj të mërkure mes deputetëve të PD-së.

16:08
Orban akuzon BE-në për ‘hungarofobi’

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin për “hungarofobi”, duke thënë se paragjykimet – në vend të shqetësimeve lidhur me korrupsionin – kanë vonuar marrëveshjen e fundit me BE-në lidhur me fondet e ngrira për Budapestin.

15:50
Nëna italiane denoncoi zhdukjen e vajzës së saj, gjendet 15-vjeçarja

Vajza 15-vjeçare, e cila u denoncua e zhdukur nga nëna e saj italiane, është gjendur.

15:46
Si të përdorni qumështin për flokë të drejtë?

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit dhe ofron shumë përfitime për shëndetin.

15:42
Shqiptari në Angli burgoset 7 vjet për përdhunimin e të resë që e ftoi në shtëpi pasi u njohën në restorant (fotot)

Një shqiptar shofer shpërndarjesh në Angli është burgosur sot për shtatë vjet pasi përdhunoi një vajzë që ishte pa ndjenja në shtëpinë e saj, e cila e kishte ftuar pasi u njohën në një restorant.

15:41
Vendos goli i Taipit, Kukësi thyen Laçin dhe i largohet fundit

Kukësi rikthehet te fitorja duke mundur Laçin në shtëpi pas plot 6 javësh.

15:30
Nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar/ Rama dhe Veliaj vendosin gurin e parë të themelit të teatrit të ri

Mëngjesin e sotëm sheshi i punimeve të Teatrit Kombëtar u rrethua me polici, pasi u hodhën themelet e para për ndërtimin e godinës së re, nën praninë e shumë aktorëve që e mbështetën projektin.

15:26
SHBA-ja planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projektligj, ku në paketën e shpenzimeve prej 1.7 trilionë dollarësh, përfshihen rreth 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.

15:20
Video/ Duke bërë të pamundurën për nxënësit e saj, mësuesja ukrainase jep mësime online jashtë supermarketit

Një mësuese ukrainase është filmuar duke dhënë mësim online jashtë një supermarketi. 

15:11
Doni të dini sa kilogramë mund të humbni nëse pini ujë para çdo vakti?! Studimi i fundit e tregon

Uji në mënyrë indirekte kontribuon në humbjen e kilogramëve të tepërt sepse nxit ndjenjën e ngopjes.

14:56
Messi ka planifikuar kthimin te Barcelona, ja kur pritet të zbarkojë në “Camp Nou”

Lionel Messi, kampioni i saposhpallur i botës me Argjentinën, pas dhjetë ditësh do të jetë i lirë të nisë kontaktet me çdo klub për sezonin e ardhshëm, pasi në qershor i përfundon kontrata me PSG-në.

14:45
Stoltenberg i “dërgon mesazh” Moskës: Në Kosovë jemi ne, siguria-kyçe për Ballkanin!

Fjalimin e fundvitit, sekretari i përgjithshëm i NATo-s Jens Stoltenberg, arriti ta kthente dhe në nje mesazh për ata që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Kosova është çelësi i sigurisë së mbarë rajonin.

14:27
Foto/ Gerard Pique, pushime dimërore me të dashurën e re në Pragë

Gerard Pique ka udhëtuar drejt Pragës për pushime dimëror me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti.

14:24
“Rritja e sheqerit”/ Fitoi Kupën e Botës, si ndryshon ekonomia e Argjentinës?

Një festë e çmendur, një gëzim që nuk ka për të shteruar shpejt, një ndjenjë krenarie që do t`i rrethojë argjentinasit për një kohë të gjatë. Por a diçka edhe përtej emocioneve për fitimtarët e Kupës së Botës?

14:12
Abuzohet seksualisht 32-vjeçarja në Fier

Një 32-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht në Fier.

14:06
Gjendet i vdekur 24-vjeçari në Durrës, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Një djal i ri vetëm 24 vjeç është gjendur i pajetë në Durrës, në afërsi të një kabine elektrike.

14:04
​Greva e hekurudhave, 200.000 udhëtarë rrezikojnë të mos udhëtojnë me tren për Krishtlindje

Një grevë e inspektorëve në operatorin hekurudhor francez SNCF po kërcënon të prishë fundjavën e Krishtlindjeve për francezët, me vetëm dy nga tre trena që pritet të jenë në shërbim.

13:59
Vodhën portofolë e celularë në sportelin e spitalit në Durrës, arrestohen dy 65-vjeçarë

Disa grabitje të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë këtij viti në sportelin e Spitalit Rajonal të Durrësit, nga dy persona të arrestuar tashmë nga policia.

13:54
Mjekra e tij e kthyer në një ‘pemë festive’, burri hyn në librin e rekordeve Guinness

Një burrë nga Idaho hyri në librin e rekordeve Guinness pasi zbukuroi mjekrën e tij me 710 zbukurime shumëngjyrëshe të Krishtlindjeve.

13:44
Zhang, në festën me ekipin: Lini nga pesë euro për merkaton!

Numërimi mbrapsht tashmë ka nisur.

13:42
Sot Tirana-Partizani, derbi i 167-të në historinë e kryeqytetasve

Derbi i 167-të në historinë e kryeqytetasve, sfida në “Air Albania” në orën 20:00.

13:34
Renditja e UEFA-s/ Laçi kryeson në Shqipëri, flamurin e mban lart Shkëndija

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve në bazë të koefiçentit mbi pjesëmarrjen në Kupat e Europës për pesë vitet e fundit.

13:24
Vlorë, nëna italiane denoncon zhdukjen e vajzës 15 vjeçe

Një 15-vjeçare rezulton e humbur në qytetin e Vlorës.

13:18
​Nata më e çmendur e vitit sipas horoskopit, si do ta kalojë kohën çdo shenjë

Fundi i një viti përfundon me Merkurin retrograd, i cili shkon retrogradë më 29 dhjetor!

13:08
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç “kërcënon” Erdoganin: Kosova, jo dronë Bajraktar!

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka reaguar pas lajmeve se edhe Kosova mund të blejë dronët më të famshëm të ushtrisë turke, Bayraktar, duke përcjellë një lloj paralajmërimi të fshehtë pët Turqinë.

13:08
Dështimi më i madh në karrierën e tij, filmi i ri i Will Smith refuzohet nga “Golden Globes” dhe jo vetëm!

Karriera e aktorit Will Smith ende po ndjen pasojat nga incidenti famëkeq në Oscar. “Emancipation”, filmi i fundit i Smith nuk ka përfunduar ashtu siç ai shpresonte.

13:00
Rekomandimi për ndjekje penale, bie mbështetja për Donald Trump

Përpjekjet për të frenuar një hov të ri presidencial të Donald Trumpit, nuk po rezultojnë të pasuksesshme, ato po prekin dhe pikën e fortë të ish presidentit të SHBA, mbështetjen e tij mes republikanëve.

13:00
Tre trajnerë të ndryshëm te United, mesfushori veçon Mourinhon: Mentalitet fituesi!

Mesfushori Ander Herrera kaloi plot pesë vite te Manchester United teksa regjistroi 132 paraqitje me fanellën e Djajve të Kuq.

12:56
Plantacione kanabisi në Spanjë, arrestohen shqiptarët/ Vodhën dhe korrent për bimët

Trafiku i drogës në Camp de Tarragona të Spanjës ka marrë një tjetër goditje, shkruajnë mediat vendase.

12:44
Mbappe nuk njeh pushim, rikthehet në stërvitje duke surprizuar skuadrën

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Kylian Mbappe kishte një leje 10-ditore nga klubi i PSG me lojtarin që në fakt pritej ta shfrytëzonte atë duke qenë se luajti një Botëror shumë impenjativ, por mbi të gjitha edhe sfilitës nga aspekti psikologjik për mënyrën si ai dhe Franca e mbyllën atë.

12:40
Këshillimi i karrierës nis që në klasën e 9-të: Jo të gjithë për gjimnaz, por edhe shkollat profesionale

Tregu i punës, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për profesionistë, ndaj për këtë arsye Ministria e Arsimit ka ndërmarrë iniciativën që Këshillimi i Karrierës të nisë që në klasën e nëntë.

12:40
“Spikerja e vitit 2022”, Genta Popa merr çmimin nga gazeta “Koha Jonë”

Genta Popa, spikerja ikonë e Top Channel rrëmben çmimin “Spikerja e vitit 2022” akorduar nga gazeta “Koha Jonë” sipas traditës disa vjeçare të saj.

12:34
Një nga vendet më të vizituara në botë, por çfarë bëhet me monedhat e hedhura në Fontana di Trevi?!

Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni parë njerëz që hedhin monedha në shatërvanin e famshëm Trevi.

12:28
Nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar, protestuesit mblidhen në kantier për të kundërshtuar projektin

Hidhen sot themelet e Teatrit të ri Kombëtar në vendin ku është shembur teatri i vjetër.

12:23
Tensionet në veri, KFOR-i: Kemi mjetet e duhura për të penguar dhunën

KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjellja agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.

12:07
Fshatrat e braktisur/ Në Kocul vuajnë për rrugë, ujë dhe shëndetësi

Koculi fshati me i vjetër në krahinën e labërisë, duket se ka humbur jo vetëm krenarinë e historisë që mbart, por edhe banorët.

12:04
Nis ndërtimi i teatrit, Rama: I kisha shpallur luftë asaj godine që kur isha ministër kulture, duhej rindërtuar me kohë

Ditën e sotme janë hedhur themelet e Teatrit të ri Kombëtar, në vendin ku u shemb teatri i vjetër, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

11:50
Messi apo Maradona? Sampaoli tregon një arsye pse “pleshti” më i mirë se Diego

Pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën, debati se cili është më i miri i historisë së futbollit mes Lionel Messit dhe Diego Armando Maradonës është bërë edhe më i nxehtë.

11:45
Djegia e gomave në Vlorë, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar i djegies së gomave një ditë më parë në Vlorë, që shkaktoi një katastrofë mjedisore në qytet.

11:37
Nga Robert Ndrenika e Tinka Kurti, kush janë aktorët që marrin pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri

Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri.

11:33
Ten Hag nuk i lë asgjë rastësisë, trajner “jete” për të zhgënjyerit e Botërorit!

Pas pauzës si pasojë e zhvillimit të Kupës së Botës në Katar, futbolli i klubeve pritet të rikthehet shpejt për të vijuar me pjesën e mbetur të sezonit.

11:19
85 kg drogë brenda mjetit, të rinjtë braktisin “Audi Q7” në Fier kur pikasen nga policia

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur nga policia në Fier, ku janë konstatuar brenda një mjeti tre thasë me 85 kg kanabis.

11:04
Dosja/ 6 mijë një kartë identiteti, 600 euro diploma! Si falsifikoheshin dokumentet e rreme në laboratorin që u zbulua në Tiranë

Një laborator ku falsifikoheshin dokumente të ndryshme u zbulua në kryeqytet, duke vënë në pranga tre shtetas.

10:50
Ndarja e detit vendoset në Hagë/ Ministri i Jashtëm grek vjen në Tiranë për marrëveshjen e detit

Greqia përmes ministrit të punëve të jashtme Nikos Dendias i kërkoi Shqipërisë avancimin e dakordësisë arritur dy vite më parë, për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

10:41
Nuk do e besoni, sa mesazhe u shkëmbyen në sekondë gjatë Kupës së Botës

Gjatë finales së Kupës së Botës platforma e mesazheve WhatsApp e cila operon në kuadër të Meta-s, ka thyer rekord me mesazhe.

10:33
E ekzagjeroi me festën në stadium, tifozja e Argjentinës rrezikon burgun

Të fitosh Kupën e Botës nuk është diçka që ndodh çdo ditë, dhe sigurisht festa në të tilla raste mund të jetë edhe e shfrenuar.

10:26
Të mbijetuarit e sulmit vdekjeprurës të talibanëve kërkojnë drejtësi

Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muajin e kaluar në provincën Daikundi, në Afganistanin qendror.

10:15
Diferencimi me mbrojtësin, zbulohet arsyeja e vërtetë e “krisjes” mes Benzema dhe Deschamps

Karim Benzema e ka mbyllur tashmë karrierën e tij ndërkombëtare duke qenë se menjëherë pas përfundimit të finales së Katarit, deklaroi tërheqjen e tij nga Franca.

09:52
Diploma, kartela dhe certifikata pronësie të rreme! Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh në kryeqytet

Tre persona që falsifikonin dokumente kundrejt pagesës janë vënë në pranga këtë të mërkurë në Tiranë.

09:50
Për ju që fshini pa dashje një mesazh, veçoria e fundit e WhatsApp

Së fundmi WhatsApp ka krijuar një veçori interesante për ata përdorues që fshijnë aksidentalisht një mesazh.

09:47
Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend, Grupi i Helsinkit në Moskë (MHG).

09:32
Mjegulla ‘pushton’ Korçën, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Mjegulla e dendur ka mbuluar këtë mëngjes akset nacionale dhe zonat urbane në qytetit të Korçës.

09:22
Kosova e interesuar për dronët turq Bayraktar, por akoma asgjë konkrete

Kosova e ka në agjendën e saj çështjen e blerjeve të dronëve Bayraktar nga Turqia, sipas ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka nga komuniteti turk. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar.

09:11
Elon Musk njofton dorëheqjen e tij si CEO i Twitter: Sa po të gjej dikë…

Shefi i Tesla-s Elon Musk duket se ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter.