Mbappe nuk njeh pushim, rikthehet në stërvitje duke surprizuar skuadrën

21/12/2022 12:44

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Kylian Mbappe kishte një leje 10-ditore nga klubi i PSG me lojtarin që në fakt pritej ta shfrytëzonte atë duke qenë se luajti një Botëror shumë impenjativ, por mbi të gjitha edhe sfilitës nga aspekti psikologjik për mënyrën si ai dhe Franca e mbyllën atë.

Megjithatë, ky nuk është rasti i Mbappe, pasi çdo ditë që kalon, sulmuesi e tregon se është special teksa te PSG janë surprizuar kur e kanë parë të rikthehet në stërvitje.

Duket se mënyra e vetme për ta shpërqendruar Mbappe nga disfata në finalen e Botërorit është topi, dhe tashmë te PSG rinis stërvitjen për objektivat e tjerë sezonalë.

Në lojë është një Champions për t’u fituar, teksa sigurisht për t’ia dalë do të duhet të bashkëpunojë edhe me atë që në këtë rast mund të konsiderohet si i “dashuri armik”, Lionel Messi.

Top Channel