Renditja e UEFA-s/ Laçi kryeson në Shqipëri, flamurin e mban lart Shkëndija

21/12/2022 13:34

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve në bazë të koefiçentit mbi pjesëmarrjen në Kupat e Europës për pesë vitet e fundit.

Skuadra që kryeson nga klubet e Superiores është Laçi që aktualisht renditet në vendin e 174-të, teksa kurbinasit në sezonet e fundit kanë dhuruar performanca tejet pozitive në Europë.

Pas Laçit, në vendin e dytë renditet Partizani me të kuqtë në klasifikimin europian renditen të 254-tërtit, ndërsa më pas vjen Teuta (280), Kukësi (282), Tirana (298), Vllaznia (338) dhe Luftëtari (411).

Ndërkohë, sa i takon klasifikimit në lidhje me skuadrat shqiptare edhe përtej kufijve, është Shkëndija e Tetovës ajo që mban lart flamurin teksa renditet në vendin e 151-të ndërsa Shkupi është në vendin e 185.

Sa i takon skuadrave të Kosovës që vitet e fundit janë duke u rritur, Drita renditet në vendin e 199-të ndërsa Ballkani që mori pjesë edhe në grupet e Conference League duhet të kënaqet me pozicionin e 344-të.

Top Channel