Foto ilustruese

Një djal i ri vetëm 24 vjeç është gjendur i pajetë në Durrës, në afërsi të një kabine elektrike.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu u gjend pa shenja jete në lagjen numër 14 në Durrës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Paraprakisht dyshohet se 24-vjeçari ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike”- njoftoi policia.

Top Channel