Greqia përmes ministrit të punëve të jashtme Nikos Dendias i kërkoi Shqipërisë avancimin e dakordësisë arritur dy vite më parë, për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Kjo kërkesë e shtetit fqinj u artikulua gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë të shefit të diplomacisë helene dhe gjeti gatishmërinë e Shqipërisë përmes ministres Olta Xhaçka.

Jam e lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjithë gamën e çështjeve, sado të vështira, që kemi trashëguar nga historia. Në këtë kuadër të diskutimit të rrugëve për kapërcimin e problemeve të trashëguara nga e kaluara historike, një nga çështjet e trajtuara ishte edhe ajo e kufizimit të zonave detare, si një çështje në interes të dy vendeve tona. Të dyja palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë“- tha ministrja Xhaçka.

“Diskutuam gjithashtu në nivel politik për një çështje shumë të rëndësishme që është përshpejtimi i dialogut në bazë të marrëveshjes që ne kemi pasur këtu në Shqipëri para dy vitesh, marrëveshje në parim që të kalojmë në një kompromis në mënyrë që të vendoset marrëveshja speciale për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës për sa i përket limitimit të kufirit por edhe çështjes së Shelltit Kontinental“- tha Dendias.

 Të dy ministrat nuk dhanë detaje se kur Shqipëria dhe Greqia do ta hedhin hapin e parë për tu dakortësuar për mos-dakortësitë për kufirinin detar. Vetëm atëherë kur të arrihet kjo do të mund ti drejtohen Hagës.

Ndryshe nga vizat e shkuara të ministrave të jashtëm të Greqisë kjo e Nikos Dendias nuk u shoqërua me protesta përpara Ministrisë së punëve të Jashme nga PDIU e cila përfaqëson interesat e komunitetit Çam dëbuar nga Greqia.

Top Channel