Një 32-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht në Fier.

Autor i abuzimit është 52-vjeçari me inicialet B.Z. banues në Drenovicë të Beratit.

Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe për një grua që dyshohet se ka dhunuar motrën e saj. 48-vjeçarja me inicialet I.S., banuese në Lushnjë është vënë në ndjekje penale për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 32 vjeçe, banuese në Roskovec.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. S., 48 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (motra e saj).

Top Channel