Një debat i ashpër po ndodh në seancën parlamentare të kësaj të mërkure mes deputetëve të PD-së.

Fillimisht Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i PD-së, duke paralajmëruar se do të hedhë padi.

Më pas kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kjo është vendimmarrje e grupit parlamentar dhe jo e saj.

Noka i është kundërvënë më pas Enkelejd Alibeajt, ndërsa kanë debatuar mes ofendimesh.

Noka: Është bërë e udhës që në këtë parlament vetëm Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet dhe as nuk përfillet. Shoh që Flamur Noka vazhdon shkruan jashtë grupeve parlamentare. Duke qenë se pas kaq shumë kohësh ju vazhdoni pa asnjë të drejtë të caktoni sipas mendjes suaj se kush është deputet i kësaj force e i asaj force. Unë i jam drejtuar KQZ. KQZ më ka kthyer përgjigje dhe më thotë se në këtë listë emri im është së bashku me Sali Berishën, Albana Vokshin, Luan Baçin. Pra numri 57 Flamur Noka, Tiranë, PD aleanca për ndryshim. Më nxirr dokumentin ku unë kam kërkuar që të jem jashtë grupeve parlamentare. Më ktheni përgjigje, ndryshe nesër dorëzoj padinë.

Nikolla: Nuk është as çështje e Kushtetutës dhe as e Kodit Zgjedhor. Unë kam marrë në administrim një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD-së, në zbatim të rregullores së Kuvendit çdo vendimmarrje lidhet me zbatimin e brendshëm të tyre.Ndaj ju bëj me dije se çështja që parashtroni nuk është një çështje e imja.

Alibeaj: Mos ma ngri dorën ashtu… legen.

 

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel