Vendos goli i Taipit, Kukësi thyen Laçin dhe i largohet fundit

21/12/2022 15:41

Kukësi rikthehet te fitorja duke mundur Laçin në shtëpi pas plot 6 javësh.

Në minutat e para Laçi ishte më kërkues, teksa e gjeti golin me Shkurtajn, por sistemi VAR u ndërpreu festën bardhezinjve. Më pas Kukësi nisi të ngacmonte më tepër, teksa fillimisht rrezikoi me Barbosën, ndërsa në minutën e 33-të zhbllokoi rezultatin me Gjelbrim Taipit. Kapiteni ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke mposhtur Dajsinanin.

Në pjesën e dytë, Shkurtaj ishte i pafat, pasi në të 60-ën goditja e tij u ndal nga shtylla. Vetëm dy minuta më vonë ishte Spahiu që u ndal nga Halimi. Në minutat në vijim Kukësi e menaxhoi avantazhin, duke marrë 3 pikët që e largojnë së paku për momentin nga vendi i fundit dhe me 15 pikë e sheh veten në vendin e  tetë, por i duhet të presë ndeshjet e mbetura për të mësuar se ku do ta mbyllë klasifikimin për vitin 2022.

Top Channel