Diploma, kartela dhe certifikata pronësie të rreme! Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh në kryeqytet

21/12/2022 09:52

Tre persona që falsifikonin dokumente kundrejt pagesës janë vënë në pranga këtë të mërkurë në Tiranë.

Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i shtetasve:

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Top Channel