Derbi i 167-të në historinë e kryeqytetasve, sfida në “Air Albania” në orën 20:00.

Mbrëmjen e sotme do të luhet dhe ndeshja e fundit e këtij viti kalendarik mes Tiranës dhe Partizanit. Një nga përballjet më të mëdha në historinë e futbollit tone, këto dy skuadra të kryeqytetit numërojnë 167 ndeshje mes njëra-tjetrës.

Pas një periudhe të zezë për Tiranën dhe të shkëlqyer për Partizanin të cilët e dominuan derbin e kryeqytetit për më tepër se 4 vite, që nga koha kur në stolin e bardhebluve është Orges Shehi, tendenca ka ndryshuar.

Në 7 përballjet e fundit ka qenë Tirana ajo që ka fituar 4 dhe ka barazuar dy, duke humbur vetëm një ndeshje.

Kjo e mbrëmjes s sotme në stadiumin Air Albania do të jetë edhe një ndeshje direkte për kreun e klasifikimit që aktualisht mbahet nga Partizani me një pike më tepër, ndërkohë që bardheblutë e humbën atë pas disfatës që i shkaktoi Teuta javën e shkuar.

Megjithatë bëhet fjalë vetëm për javën e 15-të dhe ka ende shumë kampionat për t’u luajtur, por gjithsesi përballja Tirana-Partizani ka një shije tjetër dhe këtë efekt derbit ja japin edhe tifozeritë e të dyja skuadrave të cilët përpiqet të ftojnë gjithmonë sfidën e tyre pavarësisht rezultatit në fushë.

Ndeshja Tirana Partizanit o të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Top Channel