Nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar, protestuesit mblidhen në kantier për të kundërshtuar projektin

21/12/2022 12:28

Hidhen sot themelet e Teatrit të ri Kombëtar në vendin ku është shembur teatri i vjetër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se do jete një teatër modern me para publike dhe jo partneritet dhe falenderoi aktorët që e mbështetën:

“Ajo që më ka shqetësuar gjithmonë është: Edi filloi çështjen e sheshit në vitin 2000, ne e mbaruam shehsin në vitin 2017. 17 vite për të mbaruar një shesh kur politika futet në mes”.

“Kur mendon që nga viti 1998 deri më sot mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm dhe mund ta kishim Tetarin Kombëtar shumë kohë më parë… Realisht ka kaluar shumë kohë, por nga ana tjetër besoj që nuk do të kishim pasur këtë projekt që kemi sot”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Projekti i teatrit është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels:

“Arsyeja që jemi këtu është të flasim për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar, të vendosur në zemër të Tiranës, rrethuar nga parqe publike, godina publike”.

Para ceremonisë për nisjen e ndërtimit të teatrit, në kantier u grumbulluan protestues që kundërshtojnë projektin.

Projekti do ketë ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla ‘Black Box’ prej 200 metra katror secila. Për artistët, do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.

Top Channel