“Rritja e sheqerit”/ Fitoi Kupën e Botës, si ndryshon ekonomia e Argjentinës?

21/12/2022 14:24

Një festë e çmendur, një gëzim që nuk ka për të shteruar shpejt, një ndjenjë krenarie që do t`i rrethojë argjentinasit për një kohë të gjatë. Por a diçka edhe përtej emocioneve për fitimtarët e Kupës së Botës?

Vetë vendi pritës i kampionatit botëror, Katari, duket se do ta ndiejë për dekada të tëra trashëgiminë e këtij turneu. Por sa do të përfitojë nga trofeja e çmuar vetë ekonomia e Argjentinës? Pesë kombe të ndryshme kanë fituar titujt e ekipeve më të mira në shtatë kampionatet e fundit: Brazili, Italia, Spanja, Gjermania e e Franca.

Në gjashtë nga shtatë raste, vend  që ka fituar kampionatin ka pasur një rritje të ndjeshme të Prodhimit të brendshëm bruto në vitin e turneut. Në vitin 1994, Brazili pati një rritje ekonomike rekord prej 5.9 për qind. Në vitin 1998, Franca fitoi titullin e saj të parë kampion bote dhe ekonomia e saj u rrit atëherë me 3.6 përqind.

Suksesi i Italisë në Kupën e Botës 2006 u shoqërua me një rritje të GDP-së prej 1.8 për qind. Efekti i Kampionatit Botëror” u ndje edhe në Gjermani në vitin 2014, kur ekonomia kombëtare u rrit me 2.2 për qind.

A është vërtet një arsye për rritje ekonomike fitimi i titullit kampion bote apo është rastësi? Gjatë Kupës së Botës 2014, kolumnisti Allen St. John në revistën amerikane “Forbes” shkruante: “Në muajt pas fitimit të titullit të kampionatit botëror, duket se ka një rritje afatshkurtër të shkallës së produktivitetit. Mund të imagjinohet si një lloj ‘rritje kombëtare e sheqerit’ me një efekt afatshkurtër të energjisë, e cila më pas bie përsëri.

Top Channel