Disa grabitje të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë këtij viti në sportelin e Spitalit Rajonal të Durrësit, nga dy persona të arrestuar tashmë nga policia.

N.L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të personave të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportel.

Siç shihet edhe nga pamjet, ata futen mes turmës në sporter, duke iu grabitur atyre sende me vlerë.

Nga hetimet ka rezultuar se të dy ata janë dënuar si autorë të disa vjedhjeve të mëparshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel