Shefi i Tesla-s Elon Musk duket se ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter.

Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën”- shkroi miliarderi në një postim në Twitter.

 

Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale. Miliarderi i teknologjisë duket se përmbushi premtimin e tij ndaj ndjekësve për të respektuar rezultatin e sondazhit, në të cilin 57.5% e tyre votuan “po” në favor të dorëheqjes kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.

Top Channel