E diel, 02 Prill 2023
10:02
I vendosën GPS poshtë makinës në Pogradec, kamerat e sigurisë kapin momentin/ Pronari tregon personat me të cilat ka konflikte

Dyshimi se në një mjet në Pogradec ishte vendosur një objekt i dyshimtë alarmoi këtë mëngjes policinë e qytetit.

09:36
Jo me çdo çmim! Marrëdhënia e BE-së me Kinën

Fjalim parimor i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen para udhëtimit në Kinë në fillim të javës së ardhshme. Mesazhi është i qartë: Shkëmbim i vazhdueshëm po, por jo me çdo çmim.

09:28
U rikthye të fitonte pas dy vitesh, Joshua bën sherr në ring dhe sfidon Furyn

Anthony Joshua u rikthye të fitojë një ndeshje boksi në peshat e rënda pas dy vitesh teksa mposhti Jermaine Franklin.

09:06
Arrestohet një serb në veriun e Kosovës/ Reagon Lista Serbe dhe Beogradi

Policia tha se i arrestuari i lindur në vitin 1987, dyshohet për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy pjesëtarëve të sa.

08:40
Mali i Zi zgjedh sot Pesidentin

Mëngjesin e sotëm janë hapur vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

08:20
Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të diel

Kjo e diel do të shoqërohet me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin.

08:05
Alarmohet policia në Pogradec, njoftohet për një objekt të dyshimtë në një mjet

Policia e Pogradecit ka marrë njoftim këtë të diel për vendosjen e një sendi të dyshimtë poshtë një mjeti.

E shtunë, 01 Prill 2023
23:08
Grabitje me dhunë në Kamëz, dy persona dhunojnë punonjësin e servisit dhe i marrin sendet me vlerë

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz në rrugën “Demokracia”. Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy persona kanë dhunuar punonjësin e servisit dhe i kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë. I dëmtuar është shtetasi Xh. Shehi ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve.

22:59
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka filluar rekrutimi i rregullt pranveror i ushtarëve të rinj, sipas raportimeve të mediumit rus RBK.

22:50
Sulm ndaj autobusit të Liverpoolit, dëmtohet Klopp, reagon City

Pas sfidës më të rëndësishme të fundjavës në Premier League, Manchester City – Liverpool 4-1, ka ndodhur një incident i turpshëm.

22:39
Sëmundja që solli vdekjen e Bethovenit dhe një sekret familjar

Përpara se të vdiste kompozitori Ludwig van Beethoven më 27 mars 1827, ishte dëshira e tij që sëmundjet e tij të studioheshin, në mënyrë që “sa të jetë e mundur të paktën bota të pajtohej me mua pas vdekjes sime”.

22:27
Aksident në Fier, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Fierit.

22:14
​Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet i arrestuari që sulmoi policët

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimi serbit M.B nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet për sulm ndaj policëve dhe djegie të veturave të serbëve të cilët kanë vendosur targat e Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës.

22:00
Aktpadia ndaj zotit Trump i jep fund perceptimit si “i pathyeshëm”

Dalja e zotit Donald Trump para gjykatësit javën e ardhshme nuk do të shënojë vetëm herën e parë që një ish president i Shteteve të Bashkuara përballet me një padi penale.

21:40
‘Super dosa’ sjell në jetë rekordin prej 41 derrkucësh në lindjen 4-orëshe në Brazil (fotot)

Numri mesatar i lindjes së një dose në një shtatzani llogaritet nga veterinerët nga 12 deri në 14 derrkucë, kështu që një lindje prej 41 individësh është shumë më tepër sesa e zakonshmja.

21:40
I dënuari gëlltit brisqe në IEVP Drenovë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës (emri)

28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje.

21:31
“Jam e djegur nga malli për djalin”/ Olta Gixhari lë shtëpinë e BBV

Olta Gixhari ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. 

21:17
Trump kritikon gjykatësin që do të shqyrtojë çështjen e tij penale

Të martën, Donald Trump do të dalë para gjykatësit Juan Merchan për t’u përballur me akuzat penale. Kjo shënon herën e parë në histori që një ish-president amerikan përballet me akuza penale.

21:08
14 vjeçarja paguan adoleshentët për vrasjen e torturën e nënës së saj 38 vjeçare në Moskë (fotot)

Në një rast shokues të anomalive të sjelljes së adoleshentëve, një vajzë 14-vjecare është arrestuar sot në Rusi si e dyshuar për porositjen e vrasjes me pagesë të mamasë, agjente shitjesh per prona të patundshme.

20:55
Balotazhi presidencial në Mal të Zi, pritet garë e ngushtë

Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti ne detyre Milo Gjukanoviç përballet me një sfidë të fortë nga ekonomisti Jakov Milatoviç, i arsimuar në Perëndim, i cili ka premtuar një fillim të ri pas një viti ngërçi politik.

20:40
Interi në pikiatë, e mposht edhe Fiorentina

Vjen humbja e tretë radhazi për Interin në Serinë A, me skuadrën zikaltër që tashmë rrezikon seriozisht të mbesë jashtë zonës Champions.

20:28
​Ushtria e Ukrainës: Rusia plagosi civil duke përdorur raketa balistike

Ushtria e Ukrainës vazhdon ta akuzojë Rusinë se duke mos pasur rezultate të dëshiruara, vazhdon të luftojë kundër civilëve, pasi sot ushtria ruse ka goditur sërish me raketa objekte civile në qytetin Druzhkivka, rajoni Donetsk dhe vendbanime të tjera të Ukrainës, duke përdorur raketa balistike.

20:18
La “Big Brother-in” për të, Valbona Mema rrëfen me dhimbje humbjen e motrës

Valbona Mema flet në studion e S’e Luan Topi për humbjet e njerëzve më të dashur.

20:12
Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 292 testime, ka 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 1 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid […]

19:56
Emigrantët që u bënë fermerë/ Dy vëllezër prodhojnë çdo vit 12 mijë ton perime për eksport

Dy vëllezërit Daniel dhe Mikel Hoxha prej 13 vitesh nga kthimi në vendlindjen e tyre në fshatin Suk 2 në Roskovec kanë nisur ngritjen e serave dhe kultivimin e perimeve duke vijuar edhe sot.

19:55
Çeku i dashuruar me çajin shqiptar/ U rikthye në Shqipëri për ta eksportuar në vendin e tij

Ishte viti 2006 kur Vladimiri njohu për herë të parë Shqipërinë.

19:41
Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit

Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit.

19:38
Vinçat ngrejnë trenat e dalë nga binarët prej erërave në Zvicër (fotot)

Në pamje të publikuara sot nga veriu i Zvicrës shiheshin vinça të rëndë që ngrinin vagonët e dy trenave të dalë nga shinat, prej erërave të forta në veriperëndim të vendit.

19:26
“Ishte vëllai im”, cili banor “ia mori zemrën” Valbona Memës në Big Brother Vip

Këngëtarja e njohur njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Valbona Mema e ndërpreu para kohe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme, por duket se e ka shijuar shumë qëndrimin Brenda.

19:26
“Nuk më besuat”/ Rama: Erdhi momenti t’i shpërndajmë pensionistëve taksën e eksportuesve të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije një lajm të mirë për të gjithë pensionistët, të cilët gjatë muajit prill do të përfitojnë nga taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë. 

19:07
E pëson nga Crystal Palace, Leicester vuan në zonën e rrezikut/ Bournemouth përmbys Fulham

Bornemouth përmbys me rezultatin 2-1 Fulham City-n, në një sfidë që ishte shumë e luftuar.

18:55
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA

Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësuar si një arritje e rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

18:30
Ligji i ri në Francë detyron ‘influencuesit’ të sinjalizojnë kur përdorin filtra në fotot e videot e tyre (fotot)

Ata që njihen tashmë si “influencues”, prej numrit të konsiderueshmë të audiencës në rrjet, në Francë detyrohen me ligj të njoftojnë për efektet që përdorin në përmbajtjet e tyre online, përndryshe përballen me gjoba dhe kohë në burg, në varësi të keqinfluencimit, keqinformimit të publikut, që shpeshherë është nën moshë.

18:30
Formacionet e Bayern-Dortmund, trajnerët zgjedhin “luftëtarët” e Der Klassiker

Bayern Munchen-Borussia Dortmund e këtij sezoni vjen më e zjarrtë se kurrë. Dy skuadrat më të forta gjermane, po garojnë fort për fitimin e titullit kampion.

18:30
Arrestohet një person i dyshuar për djegien e automjeteve në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për djegien e automjeteve në veri të Kosovës.

18:07
Italia ndalon ChatGPT: Arsye sigurie, prek privatësinë!

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që vendosi të ndalojë chatbotin e avancuar ChatGPT.

18:05
Bind ndaj Gjilanit, Ballkani rikthehet në krye të renditjes/ Prishtina bën “poker”

Ballkani merr tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e raundit të 27-të të Superligës së Kosovës, ku përballë kishte Gjilanin, duke u rikthyer në krye të renditje.

17:57
Zjarri i Notre Dame zbulon një surprizë të madhe të fshehur në arkitekturën e saj

Me gjithë dëmin që shkaktoi zjarri i Notre Dame në vitin 2019, ai u dha arkeologëve në Paris një mundësi unike për të parë historinë e monumentit.

17:56
12 njerëz të shtypur për vdekje në Pakistan gjatë shpërndarjes së bamirësive për Ramazan (fotot)

Policia në Pakistan arrestoi sot tetë njerëz në qytetin jugor bregdetar të Karachi, pasi 12 njerëz vdiqën të shtypur një ditë më parë në një pikë të shpërndarjes së ushqimeve dhe dhuratave për muajin fetar musliman të Ramazanit.

17:48
Zgjedhjet në Finlandë, avancon ekstremi i djathtë: Shqetësim pse u shtrenjtuan ushqimet!

Politika ne Finlande mund të pësojë një zhvendosje dramatike drejt së djathtës ekstreme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pasi Partia e Finlandezeve kundër emigracionit synon t’i rrëmbejë frerët e pushtetit socialdemokratëve të  kryeministres “rock star” Sanna Marin.

17:46
Veliaj fton demokratët e Rrogozhinës t’i bashkohen PS: Ne jemi partia që punon, mos votoni listën e rublave të Ilir Metës

“Ne jemi një parti që punon, partia që i bashkon njerëzit”, kështu u shpreh drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj në Rrogozhinë, teksa theksoi se gjërat e mira arrihen me punë.

17:43
Masakra e Buchas, Ukraina shënon përvjetorin mes predhave ruse

31 marsi shënoi plot një vit që nga dita kur forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, duke lënë pas një pamje që tmerroi botën e riktheu në kujtesë masakra që Europa shpresonte t`ia kishte lënë një herë e mirë së shkuarës.

17:35
Zelensky dhe Macron bisedë telefonike, flasin mbi zbatimin e planit të paqes së Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme duke diskutuar “ndërveprimin e mbrojtjes” dhe hapat për zbatimin e planit të paqes të Ukrainës.

17:30
Gdhendja e lashtë iraniane me vlerë 30mln, kapen në aeroportin britanik (fotot)

Një thesar i lashtë guri është restauruar dhe do të shfaqet në muzeumin kombëtar britanik ‘British Museum’ para se kthehet në vendin e origjinës.

17:26
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s javën që vjen

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

17:08
Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët për Këshillin Bashkiak atje, tha se sapo të mbarojë fushata opozita do t’i braktisë qytetarët, siç kanë bërë gjithmonë.

16:58
Motra e Kim Jung Un akuzon Ukrainën se kërkon të marrë armë bërthamore (fotot)

Kim Yo Jong, mora e fuqishme e liderit koreano-verior Kim Jong Un, ka akuzuar sot Ukrainën se po bën thirrje për të zoteruar armë bërthamore, sipas rrjetit shtetëror të atjeshëm KCNA.

16:54
Shënon pas 6 muajsh, Gabriel Jesus ndez festën në “Emirates”

Arsenali kalon në avantazh përballë Leeds United, sfidë ku skuadra udhëtuese po lufton fort dhe po rrezikon kryesuesit e Premier League.

16:44
Ukraina akuzon liderin e Kishës Ortodokse për qëndrime pro-ruse

Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift të lartë ortodoks të shtunën se ai dyshohet se ka justifikuar agresionin rus, duke kërkuar kështu arrest shtëpiak për të në një periudhe plot tensione mes qeverisë ukrainase dhe Kishës ukrainase Ortodokse.

16:40
Klopp: Në pjesën e parë ishim mirë, por pas golit të tretë u hapëm shumë

Pas disfatës 4-1 ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium”, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp deklaroi se në pjesën e parë ishin mirë.

16:36
9 të vrarë, dhjetra të plagosur nga tornado të reja në jugperëndim të SHBA (video-foto)

Një stuhi shkatërrimtare tornadosh për përfshirë dje sërish zonat qendrore e perëndimore të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën nëntë njerëz të vrarë, shtëpi të shkatërruara dhe dhjetra të plagosur.

16:33
Viktima dhe shkatërrime në SHBA nga stuhitë e fuqishme

Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e tornadove të fuqishme që prekën së paku shtatë shtete në Shtetet e Bashkuara.

16:16
Aktori amerikan nuk njihet më me mjekrën e madhe dhe humbjen ne peshë, tashmë dhe ‘surfist’ (fotot)

Aktori amerikan Jonah Hill është parë së fundmi duke bërë surf në brigjet e Kalifornisë, edhe pse kishte folur më parë për frikën nga ky sport, por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte humbja e tij në peshë.

16:15
Stërvitjet e mëdha ushtarake SHBA-Kore e Jugut, paralajmërim për Phenianin

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga stërvitjet më të mëdha dhe më të dukshme ushtarake në vite. Ato vijnë si përgjigje ndaj provave provokuese me raketa të Koresë së Veriut.

16:09
Ministria britanike: Rusia dështoi të kryente ofensivë të gjerë gjatë dimrit në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse kishte dështuar të realizonte një ofensivë të gjerë në Ukrainë gjatë dimrit, me synimin për të shtrirë kontrollin e Moskës në të gjithë rajonin e Donbasit.

15:45
“Aleanca e rublave”/ Taulant Balla lëshon akuzë për shkatërrimin e rafinerisë së Ballshit

Pagesat ruse për Monika Kryemadhin, shihen nga socialistët tha Taulant Balla, si një aferë e paralajmëruar pesë vite më parë.

15:34
Ndeshjet e Superiores/ Tirana pret Erzenin, në Elbasan! Kastrioti ndeshet më Laçin

Ditën e diel java e 27-të e Abissnet Superiores do të mbyllet me dy takime të rëndësishme në përballje dhe pse me objektiva krejt të ndryshëm. Bardheblutë e Tiranës do të presin Erzenin e Shijakut në “Elbasan Arena”.

15:31
Mashtrimet në rrjet/ Modeli i stërvitjes thotë se me fotot e tij i janë zhvatur grave mijëra paundë (fotot)

Në një fenomen të përhapur gjerësisht në këto kohë krizash, mediat britanike këshillojnë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të sofistikuara në rrjet, me shpresa për romancë apo mallra me çmime te lira, apo shpërblime financiare të gënjeshtërta.

15:22
Veliaj: Mos votoni listën e Metës/ Thirrja për demokratët: Çdo ditë i dalin faturat se paguhet nga Rusia

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj, Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe ish-LSI .

15:07
Kryemadhi “u mbrojt” me akuza/ SPAK duhet të hetojë dokumentet e publikuara nga Top Channel

Top Channel publikoi fakte autentike të cilat mbërritën në redaksitë tona nga burime anonime dhe që flasin për implikimin e ish kryetares së LSI dhe deputetes së Partisë së Lirisë në lidhje ruse.

15:02
Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Monika Kryemadhi, ish kryetare e LSI-së dhe ish Zonja e Parë, bëhet e para politikane shqiptare së cilës i zbulohen llogari bankare të padeklaruara në banka të huaja.

15:02
“U përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Biden”/ Rama reagon para gjyqit të Thaçit

Dy ditë para gjyqit në Hagë, kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

15:02
Pamjet/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin! Gjashtë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Gjashtë persona janë plagosur, pasi tre makina u përplasën në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të Pojskës.

15:01
Artileria ruse bombardon Avdiivka në Ukrainë, mes viktimave edhe një foshnje pesëmuajsh

Numri i viktimave për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë rritet dita ditës, ndërsa viktima më e fundit është një foshnjë 5 muajsh.

15:00
Apokalipsi bërthamor/ Mbledhja në OKB e thirrur nga Ukraina, SHBA dhe Shqipëria

Këshilli Sigurimit i OKB-s është shqyrtoi një kërkesë urgjente të Ukrainës, me shqetësimin e realizimit të planeve nga Rusia për vendosur në Bjellorusi, armë taktike me përbërje nukleare.

14:49
Rusia do të përpiqet të “armatos” presidencën e OKB-së për të formuar “koalicion anti-perëndimor”

Kremlini po “shtron rrugën” për të udhëhequr Këshillin e Sigurimit të OKB-së në një “koncept të ri të politikës së jashtme”, që promovon formimin e një koalicioni anti-perëndimor.

14:38
“Ëndrra vazhdon”/ Del në ankand skulptura e banorëve të Big Brother, të ardhurat shkojnë për familjen e Pal Kolës!

Skulptura “Ëndrra vazhdon” është një vepër arti e realizuar nga banorët e Big Brother Vip, veçanërisht Dea Mishel, pas ngjarjes që tronditi Top Channel.

14:37
Samiti i Buchas, Xhaçka: Jemi bërë dëshmitarë të krimeve të kryera nga forcat ruse

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Samitin e Buchas, një vit pas ngjarjeve mizore në këtë zonë të Ukrainës.

14:24
Vdekja e dyshimtë e artistit, trondit shkrimtari: Kurt Cobain e vranë!

Legjenda Kurt Cobain nuk jeton më prej tre dekadash, por ka shumë persona që ende nuk besojnë se ai u vetëvra.

14:17
Analisti ushtarak zbërthen taktikën e Ukrainës: Kundërsulm pranveror, do tentojnë ndarjen më dysh të trupave ruse

Ukraina do të përpiqet të ndajë trupat ruse në dy pjesë në kundërsulmin e saj të pritshëm pranveror, sipas analistëve ushtarakë.

14:16
Si të zbuloni nëse keni toksina në trup – Mënyrat natyrale për t’i larguar

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

14:00
Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi.

14:00
Myslimanët dhe të krishterët e Burkina Fasos, bashkë kundër kryengritjes

Një numër i madh i myslimanëve dhe të krishterëve të rinj në Burkina Faso u mblodhën në sheshin publik të Ouagadougou-s përderisa dielli po perëndonte të premten për të bërë iftar së bashku.

13:50
Rama mesazh për çështjen “Charcos”/ Komenti i Kryeministrit me “humor anglez” për Sunak

Të arrestohesh sepse në makinë policia të gjen një tufë me çaj mali, e kujton se ti je përdorues kanabisi.

13:48
Kushi me maturantët e Vlorës: Vlerësoni programet e shpallura ‘prioritet kombëtar’

Në një kohë kur na ndajnë vetëm dy muaj nga koha kur zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është ndalur në Vlorë për një bashkëbisedim me maturantët, ku diskutoi rreth risive që sjell kjo maturë, si dhe dëgjoi opinione dhe sugjerime nga nxënësit dhe mësuesit e tyre.

13:38
Dy persona arrestohen dhe një tjetër ndiqet penalisht në Korçë, për çfarë akuzohen

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër po ndiqet penalisht, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

13:36
FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën! Kredi 15.6 miliardë dollarë, e para për një vend në konflikt aktiv

Në kohë lufte, Ukraina ka siguruar një litar shumë të nevojshëm shpëtimi, një marrëveshje për një hua prej 15.6 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Huaja është e para që FMN-ja miraton për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv, sakaq paketa është shuma më e madhe e marrë nga Ukraina që nga pushtimi i […]

13:32
Ngjyrat e neonit rikthehen në modë, cilat VIPA ndoqën trendin

Nuancat e forta dhe shumë të ndritshme kanë nisur të shfaqen tek të famshmit, ndërsa mund të kthehen në trendin më të madh të modës për këtë verë.

13:26
Deklarata për rikthimin e Messit “provokon” reagimin e Galtier

Gjatë prezantimit të një aktiviteti të akademisë, Zv/Presidenti i Barcelonës, Rafael Yuste doli hapur në lidhje me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në klubin blaugrana duke pranuar kontaktet mes klubit dhe stafit të argjentinasit:

13:21
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari në Fier/ Ndiqet penalisht edhe një grua

Një person është arrestuar dhe një tjetër po ndiqet penalisht në Fier, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

13:19
Ekspertët zbulojnë sfidën më të madhe të çifteve sot

Terapistët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën përballen çdo ditë çiftet.

13:14
Morën kryesinë e Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S’mund të ketë fitues të një lufte bërthamore

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka tentuar të ul tensionet e krijuara për shkak të konfliktit të Ukrainë, duke theksuar se nuk mund të ketë fitues nëse do të ketë luftë bërthamore.  

12:54
Me 39 mijë euro në banesë dhe pistoletë me fishek në fole, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Vlorë

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi iu gjetën në shtëpi 39 mijë euro dhe pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

12:45
Biden “drejt” tornados, shkon në zonat e prekura: Një katastrofë

Joe Biden mbërriti në Missisipi për të parë nga afër vazhdën e shkatërrimeve që lanë pas në këtë shtet amerikan moti i keq dhe tornadot e fuqishme.

12:38
“Jam ende gjallë”/ Papa del nga spitali, nisin përgatitjet për Pashkët!

Pas tre netësh të kaluara në një spital të Romës, gjendja shëndetësore e Papa Franceskut është përmirësuar ndjeshëm dhe Ati i Shenjtë ka dalë prej andej.

12:31
Biden thirrje Rusisë: Lironi gazetarin amerikan, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i kërkoi Rusisë të lirojë menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili arrestua nën akuzën e spinuazhit, që vetë gazeta e ka hedhur poshtë me forcë.

12:11
Kurbin/ I dënuar me 9.7 vite burg nga drejtësia italiane për grabitje dhe kanosje ndaj punonjësit të Policisë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar, i dënuar më parë nga gjykata e Udines me mbi 9 vjet burgim për një sërë veprash penale, është arrestuar në Laç me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

11:43
Monitoronte i armatosur dhe me radiomarrëse lëvizjet e policisë, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte nëpër qytet me radiomarrëse për  të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.

11:39
Mbappe “merr në dorë” të ardhmen, largohet nga Parisi

Kylian Mbappe bindet çdo ditë e më shumë se për të fituar tituj të rëndësishëm në nivel klubesh, duhet të largohet nga PSG dhe të veshë fanellën e bardhë të Real Madrid.

11:30
Mjegulla pushton Qafën e Llogorasë, apel shoferëve që të kenë kujdes

Mjegulla ka pushtuar Qafën e Llogorasë këtë të shtunë.

11:26
Moti i paqëndrueshëm vështirëson lundrimet, një nga tragetet e Barit mbërrin dy orë me vonesë në Portin e Durrësit

Një nga dy tragetet e Barit ka mbërritur me dy orë vonesë në Portin e Durrësit për shkak të erës me drejtim nga jugu, e cila ka vështirësuar lundrimet.

11:18
Nga arrestimi i Trump dhe Putin te Papa në “Balenciaga”, si Inteligjenca Artificiale “mashtroi” gjithë botën dhe pasojat negative të saj

Një imazh i Papa Françeskut, ku Ati i Shenjtë shihet i veshur gjithë stil, me një xhup të bardhë deri tek kyçi i këmbës, një kryq argjendi i varej në gjoks dhe kapelen në kokë. Bukur apo jo?

11:07
Emri/ Kush është i arrestuari nga Fushë Kuqja, po transportonte mbi 41 kg heroinë në kryeqytet

Armando Papa është arrestuar gjatë megaoperacionit policor në Tiranë, pasi po transportonte 41 kilogramë e 700 gram heroinë.

10:57
Emri/ Sekuestrohen 41 kg e 700 gram heroinë, vihet në pranga 31-vjeçari banues në Fushë Kuqe

41 kg e 700 gram heroinë janë sekuestruar gjatë një megaoperacioni në Tiranë, ndërsa ka rënë në pranga një 31-vjeçar.

10:43
Të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni.

10:40
Përkeqësimi i motit/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës

Nisja e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës është ndaluar, pas përkeqësimit të motit.

10:32
​E pyeti për targat RKS, Vuçiç kritikon gazetarin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ka afate dhe kufizime për riregjistrimin e automjeteve me targat ilegale “KM” në RKS, duke shtuar se “nuk mund të ndikojë në lëvizjet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurtit”.

10:28
Arsyet përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

10:18
Ndikimi i padisë penale të Nju Jorkut mbi hetimet e tjera ndaj ish-Presidentit Trump

Padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lidhet me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, po ngre shqetësime se mund të minojë besimin e publikut në ato që ekspertët e demokracisë i shohin si hetime shumë më të rëndësishme.

10:17
“Ka shumë futbollistë gay”, Jankto: E dija që kur isha i vogël, tani bëj atë që dua

Ish-lojtari i Udinese në Serie A dhe që tani aktivizohet me Sparta Prague, Jakub Jankto në shkurtin e kaluar zbuloi orientimin e tij seksual duke deklaruar se ishte homoseksual.