Foto ilustruese

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 292 testime, ka 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,100 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Prill 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292

Testime totale 2,049,179
Raste pozitive 333,883
Raste të shëruara 330,100
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Shkodër. 8
Vlorë 7
Durrës. 5
Fier 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2

Top Channel