Ishte viti 2006 kur Vladimiri njohu për herë të parë Shqipërinë.

Pas një dekade shtetasi nga Çekia u rikthye sërish kësaj herë për të ndarë jetën e tij mes vendlindjes dhe atdheut të tij të dytë që është Shqipëria.

“Jam këtu në Shqipëri sepse mendoj që kam rënë në dashuri me këtë vend. Sepse ka një kombinim të shkëlqyer midis natyrës dhe njerëzve që ka ky vend. Unë mendoj se Shqipëria është një shtet me potencial të madh, sepse ka produkte të shijshme që i përkasin një kualiteti tepër të lartë. Mendoj se është një vend interesant të jesh pjesë e tij.”- shprehet Vladimir Prikryl.

Por Vladimiri nuk u dashurua vetëm më njerëzit dhe natyrën e vendit tonë, por edhe me prodhimet bujqësore ‘made in Albania’. Kështu nga një turist i zakonshëm, ai u shndërruar në një tregtar, prodhimesh bujqësore. 39-vjeçari thotë se çaji i mali nga Voskopoja ka bërë për vete konsumatorin çek.

“Unë importoj produktet të veçanta nga Shqipëria në Çeki, për shembull çaj mali apo vaj ulliri. Por përfundimit çaji malit nga Voskopoja app vende të tjera pëlqehet shumë nga konsumatori çek. Ky çaj ka një aromë të çuditshme, pastaj përzierja me mjaltë i jep një shije të veçantë që ne në Çeki nuk e njihnim më parë.

Jetesa në Shqipëri, e ka njohur Vladimirin edhe me plagët sociale, siç është emigrimi i të rinjve. Por ndryshe nga të rinjtë që duan të largohen për të Shqipëria është vendi i mundësive.

“Kam parë që shumë të rinj duan të largohen nga vendi, por nga ana tjetër shoh që Çekia dhe Europa ka interes të madh për prodhimet Shqiptare. Për këtë arsye përse mos t’i japim një mundësi këtyre të rinjve që ato produkte që nxjerr toka këtu t’ i shesim me një çmimin e merituar.”

Në një të ardhme jo të largët shtetasi çek thotë se do të marrë familjen e tij për tu shpërngulur përgjithnjë në Shqipëri.

Top Channel