Këshilli Sigurimit i OKB-s është shqyrtoi një kërkesë urgjente të Ukrainës, me shqetësimin e realizimit të planeve nga Rusia për vendosur në Bjellorusi, armë taktike me përbërje nukleare.

Kjo kërkesë e Ukrainës në këshill u mbështet nga SHBA dhe Shqipëria. Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB, i tha Këshillit të Sigurimit se “provokimet e fundit ruse me synimin e transferimit të armëve taktike nukleare në një tjetër vend si Bjellorusia, mund të jetë një lajm shqetësues në çdo kohë”.

Ferit Hoxha-Duke marrë në konsideratë agresionin mbi Ukrainë,kjo përkthehet në një akt të qartë papërgjegjshmërie e kërcënimi nga Rusia. Është vazhdimësi e kërcënimit të fqinjëve, shtim pasigurie për rajonin dhe sigurinë globale.

Rusia tha ambasadori Hoxha është duke minuar arkitekturën e çarmatimit nuclear dhe sistemin ndërkombëtar të sigurisë.

Ferit Hoxha-Bjellorusia e cila deri më tani ka bashkëfajësinë për tu kthyer në një bazë për trupat ruse, në sulmin ndaj Ukrainës, është duke u bërë gati të pranimin e armëve taktike nukleare në territorin e vet.

Do të jenë qytetarët e Bjellorusisë ata që duhet të vlerësojnë se rikthimi në politikat ruse të armëve nukleare do ti bëjë ata më të sigurt apo do ta kthejë vendin e tyre në një peng dhe zgjatesë të Rusisë. Justifikimi Bjellorusisë se i duhen të tilla armë për tu mbrojtur nga NATO është për të qeshur.

Kërcënimi Kremlinit me një apokalips tha në fund të fjalës ambasadori Ferit Hoxha është gjithnjë i rrezikshëm dhe shqetësues.
Por ulërimat me kërcënime nukleare theksoi ai, duket se janë një tallje e Rusisë sa herë trupat e saj ngecin në fushëbetejë.

Top Channel