Dy vëllezërit Daniel dhe Mikel Hoxha prej 13 vitesh nga kthimi në vendlindjen e tyre në fshatin Suk 2 në Roskovec kanë nisur ngritjen e serave dhe kultivimin e perimeve duke vijuar edhe sot.

Danieli tregon se këtë biznes e kanë nisur fillimisht me ngritjen e një sere të vogël të cilën me pas e zgjeroi.

Ky vit ka qenë me i mire nga viti i kaluar jo vetëm për rritjen e prodhimit, çmimet e tregut por edhe për grumbullim dhe shitje për eksport”-shprehet fermeri Daniel Hoxha.

Tashmë një fermer i suksesshëm ai ka punësuar në punë sezonale rreth 25 – 50 punonjës në kohën e pikut të sezonit. Përveç kultivimit të perimeve në sera dy vëllezërit Hoxha e kanë shtrire aktivitetin edhe në fushë gjatë verës me mbjelljen e fidanëve si dhe në kulturën e bostanit duke shtuar më tepër mundësitë e prodhimit të më shumë kulturave bujqësore gjatë gjithë periudhës së vitit duke rritur në këtë mënyrë edhe mundësitë e përfitimit.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe fermerë të tjerë në këtë zonë duke ngritur një kooperacion. Fermeri Fatjon Cepele po nga kjo zonë e Sukut 2 në Roskovec është shprehur se edhe ai ka ngritur sera në gati 1 hektarë dhe ky bashkim i ka mundësuar edhe një treg të sigurt grumbullimi dhe shitje.

Në bashkinë Roskovec janë 250 ha sera diellore dhe 12 pika grumbullimi të fruta- perimeve. Sasia e perimeve që prodhohet në sera është 12000 ton në vit dhe nga kjo sasi rreth 75% shkon për export në vendet e Ballkanit dhe Europes, pjesa tjetër shkon për konsum në tregun vendas”– tha Fatjon Cepele.

Top Channel