Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz në rrugën “Demokracia”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy persona kanë dhunuar punonjësin e servisit dhe i kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë.

I dëmtuar është shtetasi Xh. Shehi ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve.

Top Channel