Vinçat ngrejnë trenat e dalë nga binarët prej erërave në Zvicër (fotot)

01/04/2023 19:38

Në pamje të publikuara sot nga veriu i Zvicrës shiheshin vinça të rëndë që ngrinin vagonët e dy trenave të dalë nga shinat, prej erërave të forta në veriperëndim të vendit.

Policia tha pati vetëm pasagjerë të plagosur, në dy ngjarjet që ndodhën 20 minuta larg njëra tjetrës dhe rreth 30 kilometra larg, në veri të kryeqytetit Bern.

Tre persona ishin plagosur në daljen e trenit të parë nga shinat, përfshi dhe makinisitin, dhe 12 të tjerët në aksidentin e dytë, ku një person pësoi plagë serioze.

Njëri tren mbante 16 pasagjerë kur doli nga binarët në fshatin buzë liqenit të  Luscherz rreth orës 4:30 pasdite.

“Kur nisi të frynte era e fortë … vagoni i parë i trenit u përmbys në të djathtë të binarëve dhe rrëshqiti disa metra në pjerrësi”, tha një përfaqësues i policisë së Bern.

“Tre persona në vagonin e parë, përfshi dhe drejtuesin, u plagosën dhe u dërguan në spital”.

Punonjës me mjete të rënda ishin sot në vendngjarje për ngritjen e vagonëve të përmbysur,  ndërsa zjarrfikësit më herët kishin ndihmuar në nxjerrjen e pasagjerëve prej tyre.

FOTO GALERI
1/7
Në pamje të publikuara sot nga veriu i Zvicrës shiheshin vinça të rëndë që ngrinin vagonët e dy trenave të dalë nga shinat, prej erërave

Top Channel