Terapistët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën përballen çdo ditë çiftet.

Problemi numër një në lidhje është komunikimi.

“Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, por që të mos kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi atë që janë format e sjelljeve, të cilat tani ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme. Ndërkaq ju mbase më herët madje i keni konsideruar edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv”, thotë psikoterapeutja Laura Jang.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit si shikimi i përbashkët i programeve televizive, mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria apo mosinteresimi ose ndjeshmëria e tepruar, varësia e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak.

 

Top Channel