Sulm ndaj autobusit të Liverpoolit, dëmtohet Klopp, reagon City

01/04/2023 22:50

Pas sfidës më të rëndësishme të fundjavës në Premier League, Manchester City – Liverpool 4-1, ka ndodhur një incident i turpshëm.

Autobusi i Liverpoolit është sulmuar nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë goditur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp, me një send të fortë në një zonë të banuar të Manchesterit gjatë kthimit për në Liverpool.

Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Manchester City-t, që u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.

“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në shënimin e City-t.

“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e personave përgjegjës për këtë incident. Jemi të zhgënjyer gjithashtu edhe nga koret e papërshtatshme të tifozëve gjatë pjesës së parë të ndeshjes.”

Top Channel