Shënon pas 6 muajsh, Gabriel Jesus ndez festën në “Emirates”

01/04/2023 16:54

Arsenali kalon në avantazh përballë Leeds United, sfidë ku skuadra udhëtuese po lufton fort dhe po rrezikon kryesuesit e Premier League.

Gjithsesi, djemtë e Mikel Artetës zhbllokuan takimin pas gjysmë ore lojë. Gabriel Jesus fitoi një penallti, e ekzekutoi saktë dhe ndezi festën në “Emirates”.

Sulmuesi brazilian rigjeti golin në kampionat pas 6 muajsh. Avantazh i rëndësishëm për Arsenalin, që vijon të marshojë drejt titullit kampion.

Top Channel