“Jam ende gjallë”/ Papa del nga spitali, nisin përgatitjet për Pashkët!

01/04/2023 12:38

Pas tre netësh të kaluara në një spital të Romës, gjendja shëndetësore e Papa Franceskut është përmirësuar ndjeshëm dhe Ati i Shenjtë ka dalë prej andej.

Ai duket se është mjaftueshëm mirë sa për të nisur përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e vet vjetore. Teksa largohej nga spitali, Kreu i Kishës Katolike bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të mbledhur aty duke u thënë” jam ende gjallë”.

Francesku u shtrua me urgjencë në  Poliklinikën Gemelli për shkak të një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij erdhi në përmirësim me kalimin e ditëve pas marrjes së trajtimit mjekësor.

Të premten, Papa vizitoi repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e Romës, të cilëve u kishte dhënë çokollata për festën e Pashkëve dhe madje edhe e kishte pagëzuar një foshnje, nga sa tregoi një video të publikuar nga Vatikani.

Sipas zëdhënësit të tij, Matteo Bruni, Papa do të jetë në gjendje të drejtojë meshën e madhe të së dielës. Shumë evente dhe shërbime janë planifikuar për të para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në axhendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.

Top Channel