Italia ndalon ChatGPT: Arsye sigurie, prek privatësinë!

01/04/2023 18:07

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që vendosi të ndalojë chatbotin e avancuar ChatGPT.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave e justifikoi këtë vendim të autoriteteve në vendin fqinj me shqetësimet e privatësisë që lidhen me programin e krijuar  nga startup-i amerikan OpenAI dhe të mbështetur nga Microsoft.

Rregullatorët italianë thanë se do ta ndalonin dhe do të hetonin menjëherë OpenAI. Vetë kompania I tha BBC-së se cdo gjë që kishte të bënte me të është në përputhje me ligjet e privatësisë. Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga lansimi I tij nëntorin e vitit 2022. Roboti virtual mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë më të natyrshme e më afër asaj njerëzore e gjithashtu mund të imitojë stile shkrimi, duke përdorur si database të tij internetin siç ishte në vitin 2021.

Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë për projektin e shumëtrumpetuar, duke thënë se do të përfshijë një version të kësaj teknologjie në programet e Office, mes të cilave edhe Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook. Më herët, edhe Europoli paralajmëroi se ekziston rreziku që kjo mrekulli e teknologjisë, të nxisë mashtrimin, krimin kibernetik e madje edhe terrorizmin. Ne raportin e saj të fundit, Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit thote se “shfrytëzimi i mundshëm i sistemeve të tilla të inteligjencës artificiale nga kriminelët ofron një perspektivë të zymtë” .

Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të kryer mashtrime apo për të dhëna që cojnë deri tek terrorizmi, krimi kibernetik apo abuzimi seksual i fëmijëve. Aftësia e ChatGPT për të prodhuar me shpejtësi tekste audio autentike e bën atë ideal për qëllime propagande dhe dezinformimi, duke i lejuar përdoruesit të prodhojnë dhe të shpërndajnë mesazhet e dëshiruara pa shumë lodhje, thuhet në raport.Ka pasur nje sere shqetesimesh shqetësime mbi rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë kërcënimin e saj ndaj vendeve të punës dhe përhapjen e dezinformatave dhe paragjykimeve.

Top Channel