Pamjet/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin! Gjashtë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

01/04/2023 15:02

Gjashtë persona janë plagosur, pasi tre makina u përplasën në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të Pojskës.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ambulanca, zjarrfikësja dhe policia drejt vendit të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel