Ndeshjet e Superiores/ Tirana pret Erzenin, në Elbasan! Kastrioti ndeshet më Laçin

01/04/2023 15:34

Ditën e diel java e 27-të e Abissnet Superiores do të mbyllet me dy takime të rëndësishme në përballje dhe pse me objektiva krejt të ndryshëm. Bardheblutë e Tiranës do të presin Erzenin e Shijakut në “Elbasan Arena”.

Aktualisht skuadra e Orges Shehit ndodhet në vend të dytë por me pikë të barabarta me Partizanin, gjithsesi ky rifillim I kampionatit për ta pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve nuk ka qenë pozitiv.

“S’menduam se kjo periudhë pushim do të na ndihmonte të rikuperonim disa lojtarë të dëmtuar apo të lodhur por në fakt patëm disa dëmtime ekstra dhe mund të them se ky pushim na ndikoi negativisht”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ndërkohë përballë do të ketë shjijakasit që kanë surprizuar në këtë sezon me paraqitjet e tyre dhe aktualisht pas 26 jashtë ndodhen në vendin e katërt me 37 pikë aq sa edhe Vllaznia.

Ndërkohë ndeshja tjetër që do të ulë siparin e javës së 27-të do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Laçit. Krutanët do të përpiqen të mbajnë këtë ritëm pozitiv të rikuperimit të pikëve për të qëndruar ende me shpresën e mbijetesës, nga ana e tyre Laçi ndodhet vetë në rrezik pasi është në zonën e play out.

Top Channel