Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari në Fier/ Ndiqet penalisht edhe një grua

01/04/2023 13:21
Foto Ilustruese

Një person është arrestuar dhe një tjetër po ndiqet penalisht në Fier, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për A. P., 51 vjeçe, banuese në Fier, pasi drejtonte motomjetin e pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel