Motra e Kim Jung Un akuzon Ukrainën se kërkon të marrë armë bërthamore (fotot)

01/04/2023 16:58

Kim Yo Jong, mora e fuqishme e liderit koreano-verior Kim Jong Un, ka akuzuar sot Ukrainën se po bën thirrje për të zoteruar armë bërthamore, sipas rrjetit shtetëror të atjeshëm KCNA.

Pohimi i saj bazohej në një peticion online në atë vend, që kishte mbledhur rreth 1,000 firma deri tani, sipas rrjetit britanik Metro.co.uk

Kim tha se ky lloj peticioni mund të ishte një komplot nga presidenti Volodymyr Zelenskiy apo zyrtarët e tij, por nuk dha më shumë prova.

Pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin javës që shkoi se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, zyra e presidentit ukrainas nisi një peticion në faqen e saj zyrtare, duke bërë thirrje që Ukraina të ketë armë bërthamore në territorin e saj, ose që të armatoset me armët e veta bërthamore.

Peticioni nuk duket e do të arrijë 25,000 firmat e kërkuara që detyrojnë një përgjigje nga Zelenski, ndërsa zyrtarët e Kievit ende nuk kanë sqaruar objektivat e lëvizjes.

Korea e Jugu ndërkohë po forcon lidhjet e saj me Kremlin, duke mbështetur pozitën e tij që prej nisjes së sulmit ndaj Ukrainës vitin që shkoi.

Incidenti nuk është rasti i parë ku zonja Kim jep opinionin e saj për konfliktin në Ukrainë, teksa dhe më herët ka thënë se Perëndimi “i ka kaluar kufijtë” me vendimin për të furnizuar me tanke Ukrainën.

Ajo ka thënë në mediat shtetërore: ‘SHBA është krye-krimineli që kërcënon paqen e sigurinë strategjike të Rusisë, dhe ka provokuar situatën rajonale deri në gjendjen aktuale”.

“Nuk kam dyshime që armatimet e rënda me të cilat SHBA e Perëndimi do të bëhen copa-copa para forcës e shpirtit heroik të ushtrisë e popullit rus”.

Ajo shtonte se Korea e Veriut do të qëndrojë në të njëjtën llogore me Rusinë.

Korea e veriut është vendi i tretë pas Sirisë e Rusisë , që ka njohur pavarësinë e krahinave lindore separatiste Donesk e Luhansk.

FOTO GALERI
1/3
Kim Yo Jong, mora e fuqishme e liderit koreano-verior Kim Jong Un, ka akuzuar sot Ukrainën se po bën thirrje për të zoteruar armë bërthamore

Top Channel