Formacionet e Bayern-Dortmund, trajnerët zgjedhin “luftëtarët” e Der Klassiker

01/04/2023 18:30

Bayern Munchen-Borussia Dortmund e këtij sezoni vjen më e zjarrtë se kurrë. Dy skuadrat më të forta gjermane, po garojnë fort për fitimin e titullit kampion.

Verdhezinjtë e Terzic kryesojnë me një pikë më shumë se kampionët në fuqi, dhe sot do të luajnë për dy rezultate në Bavari.

Ndërkohë, Bayerni është më i karikuar se kurrë, edhe prej faktit që në stol do të debutojë Thomas Tuchel.

Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e Der Klassiker, që do të transmetohet në SuperSport 2 (18:30).

Top Channel