E enjte, 28 Shtator 2023
13:26
Presidenti Begaj dekreton lirimet dhe emërimet e ambasadorëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e tetë ambasadorëve.

13:22
Jo vetëm Xabi Alonso për stolin, Realin e tundon italiani unik

Jo vetëm Xabi Alonso për pankinën e Realit të Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë edhe një tjetër preferencë në lidhje me pasardhësin e Carlo Ancelottit.

13:20
Lulzim Basha përjashton nga grupi i PD 11 deputetë (Emrat)

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike është njoftuar vendimi për përjashtimin e 11 deputetëve të kësaj force politike.

13:10
Kryetari i LDK në Kosovë: Koha të fitojmë betejën diplomatike ndaj Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është organizuar nga Serbia.

13:03
SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë krah për krah me Europën për qëndrimin ndaj Albin Kurtit për dështimin e dialogut, por tashmë “rolet” mund të ndryshojnë.

12:42
Kapen 2 ton kokainë në Irlandë me vlerë 430 milion paund/ Të përfshirë, karteli kolumbian, shqiptar dhe irlandez

“Klani i gjirit” një kartel kolumbian, një konsorcium i udhëhequr nga shqiptarët dhe karteli irlandez “Kinahan” janë tre grupet kriminale që qëndronin pas një operacioni  të dështuar për të trafikuar mbi 2 ton kokainë përtej Atlantikut me vlerë 430 milion paund”, kjo është ajo çfarë besojnë hetuesit irlandezë.

12:41
Kurti “ultimatum” ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë, ose do ta bëjë prapë!

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Perëndimin për sanksionim dhe ndëshkim të Serbisë nga faktori ndërkombëtar për sulmin ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit.

12:41
​Kuvendi i Kosovës do të miratojë rezolutë për dënimin e sulmit terrorist nga serbët

Kuvendi i Kosovës do të votojë një rezolutë për dënimin e sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

12:26
Çështjet civile mbeten stok, avokatët në Vlorë: Po u jepet prioritet vetëm atyre penale

Çështjet penale po trajtohen me prioritet në gjykatën e Apelit në Tiranë edhe pse stoku i dosjeve për paditë civile që vijnë nga gjykatat e shkallës së parë të rretheve vijon të rritet.

12:13
Forcimi i lekut rrit fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri

Forcimi i Lekut po rrit edhe fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri.

12:11
“Serbia duhet të ishte distancuar”, Rama: Brukseli të dënojë nderimin e kriminelëve

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë nderimin e grupit kriminal serb nga ana e Serbisë.

12:06
Mbanin peng emigrantët, ndalohen në Kostur të Greqisë 18 persona

18 persona, që dyshohet se mbanin peng emigrantët, janë ndaluar në Kostur të Greqisë, pas informacionit të marrë nga autoritetet shqiptare.

11:59
Haradinaj mbështet Osmanin: Draftin e Asociacionit, ta bëjmë me SHBA-në!

Vjosa Osmani deklaroi një ditë më parë se mbështet idenë që drafti i Asocacionit të komunave me shumicë serbe të hartohet në bashkëpunim me SHBA-në, e më pas t`i paraqitet sekretarit amerikan, Antony Blinken.

11:53
“Qëndrimi i Shqipërisë nuk është pritur mirë nga Brukseli”/ Rama i vendosur: Jemi kundër deklaratës, derisa të pasqyrohen zhvillimet në veri të Kosovës

Qëndrimi i Shqipërisë kundër deklaratës, të cilën Bashkimi Europian përgatiti për çështjen e dialogut Prishtinë Beograd, nuk do të ndryshojë, për sa kohë unioni nuk pasqyron ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.

11:50
Rusia po prodhon armë të reja bërthamore, Putin: Do ruajmë ekuilibrat botërorë

Agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom, njoftoi se po punon për “krijimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”, siç pohoi presidenti Vladimir Putin i cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.

11:40
Banda e Laert Haxhisë vendosi eksplozivin në lokalin e Noizyt në zonën e Plazhit

Banda e Laert Haxhiut qëndron pas sulmit me lëndë eksplozive ndaj lokalit në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

11:35
Artan Tafani zbërthen ngjarjet/ Cilët janë 12 të arrestuarit gjatë megaoperacionit (Emrat)

Në një operacion i cili zgjati rreth 12 orë policia mundi të shkatërrojë një grup vrasësish me pagesë të cilët në qytete të ndryshme të Shqipërisë kishin kryer krime dhe kishin mundur të mbeteshin anonim për policinë.

11:35
Gjuetia e Radoiçiçit, Petkoviç: Nuk është në spitalin ushtarak të Beogradit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç i hodhi poshtë pretendimet e ministrit të brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

11:26
Plagosja me armë zjarri e një 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, në pranga babë e bir

Mbrëmjen e djeshme një 28-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Malësinë e Madhe.

11:16
Rusi/ Foshnja e porsalindur vdes nga uria, babai donte që të ushqehej me rrezet e diellit

Dy prindër nga Rusia kanë lënë fëmijën e tyre të vdiste nga uria, pasi babai i foshnjës donte që të ushqehej vetëm nga rrezet e diellit.

11:07
“Shtrigë dhe narciste”, debati i ashpër mes Kim dhe Kourtney Kardashian në telefon

Debatet e vazhdueshme mes Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian arritën në një nivel tjetër, në premierën e sezonit 4 të The Kardashians .

10:41
Trajleri përplas motorin, plagoset rëndë shoferi në aksin Lezhë-Laç

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë paradite, në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Fushë Milotit.

10:34
Sulm në një shkollë në Spanjë, 14-vjeçari godet me thikë tre mësues dhe dy nxënës

Tre mësues dhe dy studentë janë goditur me thikë nga një nxënës 14-vjeçar, pasi filloi mësimi në një shkollë në Spanjë.

10:28
DETAJET/ Zbardhen 6 vrasje të bujshme! Artan Tafani bashkëpunon me drejtësinë, në pranga 12 persona

Artan Tafani, tashmë i kthyer në të penduar të drejtësisë ka zbardhur gjashtë vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në vend dhe Greqi.

10:10
Video/ Rrëzohet një helikopter në Greqi me një person në bord, nuk dihet ende fati i tij

Një helikopter është rrëzuar pak minuta më parë në Evian Veriore të Greqisë, 100 km në veri të Athinës.

10:03
Rusët ‘sfidojnë’ Putinin, në radhë për të parë filmin “Barbie” pavarësisht sanksioneve

Zyrtarisht, filmi Barbie nuk po shfaqet në Rusi. Por jo zyrtarisht po bëhet ‘nami’…

09:57
Po kërkoni sekretin e jetëgjatësisë? Ja çfarë duhet të bëni çdo natë

A po kërkoni në internet natën për sekretin e jetëgjatësisë? Nëse po, atëherë largohuni nga ekrani i telefonit dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

09:44
Azili/ BE ashpërson rregullat, Gjermania nuk reagon

Gjermania mund të pengonte ashpërsimin e rregullave të azilit nga BE-ja, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

09:42
Java Evropiane e Sportit/ Sporti, shëndeti dhe argëtimi bashkohen në sheshin ‘Nënë Tereza” për tri ditë rresht

Për tre ditë me radhë, Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në hapësirën më të madhe dedikuar sportit.

09:40
Procesi i Berlinit dhe sfidat e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit

Tirana pritet të mirpresë muajin e ardhshëm takimin e radhës të nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, i pari që mbahet jashtë një vendi të Bashkimit Europian.

09:30
Kosova “rrezik” për Ballkanin, Gjenerali Clark: Destabilizim i gjithë rajoni!

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark e sheh si tejet shqetësues incidentin e fundit në veri të Kosovës.

09:19
Gjermani/ Kërkohet siguri bazë për fëmijët refugjatë

Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u miratua të mërkurën, nga qeveria gjermane, përjashtohen që në fillim fëmijët që marrin përfitime sipas ligjit për përfitimet e azilkërkuesve, kritikojnë 23 organizata të shoqërisë civile.

09:16
Kandidatët republikanë sërish në debat, mungon ish-Presidenti Trump

Shtatë kandidatë republikanë që shpresojnë të kandidojnë për president debatuan sërish mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa secili përpiqet të shkëputet nga të tjerët dhe të bëhet sfidanti kryesor ndaj ish-Presidentit Donald Trump, që vazhdon të ruajë një avantazh të madh në garën brenda partisë për të fituar emërimin si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2024, megjithëse është duke u përballur me disa procese gjyqësore.

09:10
Virozat e stinës, pijet më të mira natyrale

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës.

09:10
Koreja e Veriut përgatitet për luftë! Zgjerimi i forcës atomike, bëhet ligj!

Koreja e Veriut e ka kthyer në ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore.

08:59
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

08:54
Inzaghi: Humbje që dhemb, çfarë nuk funksionoi në pjesën e dytë

Interi u befasua nga Sassuolo në “San Siro”, skuadër që i shkaktoi humbjen e parë sezonalë në Serie A.

08:47
Flakët po përpijnë pyjet në Pishporo të Fierit, zjarrfikësit në betejë për të neutralizuar vatrat

Vatrat e zjarrit në Pishporo të Fierit janë ende aktive dhe që prej mesditës së djeshme po djegin një sipërfaqe të madhe me pisha në zonën e mbrojtur.

08:45
Meta prezanton robotët me “personalitet”

Kompania Meta e ka prezantuar një seri të re të softuerit – gjerësisht të njohur si robotë – që e imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit.

08:37
Atentati në Dukagjin me një të vrarë dhe një të plagosur, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim katër persona

Ditën e djeshme në Dukagjin gjatë një atentati ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar Gjin Guri dhe ka mbetur i vdekur babai i tij 73 vjeç Zef Guri.

08:28
Asllani kritikon federatën italiane: Ndeshje në pyll, pamë më shumë kafshë se njerëz

Itali-Suedi ishte një nga ndeshjet e Nations League për femra, e cila u fitua me rezultatin 0-1 nga përfaqësuesja ku luan edhe futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani.

08:26
Punimet në rrjet/ Ja kur do të ndërpritet energjia në Mëzez dhe Valias

Disa zona të Tiranës do të enë pa energji elektrike për disa orë të paradites, për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet.

08:17
Rama ndan foto nga Komuniteti i Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri: Mikpritje vëllazërore, plane konkrete

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjete sociale foto nga vizita që zhvilloi një ditë më parë në Itali, ku siç thotë diskutoi me homologen Meloni, plane dhe projekte konkrete në një atmosferë e mikpritjeje vëllazërore.

08:10
Tajvani prezanton nëndetësen e parë teksa rrit mbrojtjen kundër Kinës

Tajvani e ka prezantuar nëndetësen e parë të prodhuar vetë, teksa e rrit kapacitetin e mbrojtjes kundër ndonjë sulmi eventual kinez.

08:01
Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, sa do arrijnë temperaturat maksimale

Dita e enjte e 28 shtatorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

E mërkurë, 27 Shtator 2023
23:01
Si ka qenë për Olta Gixharin të punonte në film me Luiz Ejllin?! Aktorja zbulon gjithçka: E përpunonim të dy…

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë”.

22:58
Molliqaj: Presioni që Kosova të zbatojë marrëveshjet, i papranueshëm!

Dardan Molliqaj kryetar i PSD në Kosovë lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë është shprehur se akuzat ndaj Serbisë janë të panevojshme.

22:45
Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli, i ftuar në Top Story tha se policia e Kosovës tregoi se ka burra të fortë dhe se politikanët duhet të krihen si Albin Kurti. 

22:38
Olta Gixhari zbulon detaje nga puna e saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”

Më në fund është konfirmuar se premiera absolute e filmit ¨Në kuadër të dashurisë¨ do të mbahet më 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve.

22:32
“48 orët që ndryshuan politikën”/ Zheji: Si u transformua reputacioni i Kurtit me sulmin në Kosovë

Paneli i Top Story mbrëmjen e sotme ka mbështetur tezën se ngjarja në veri të Kosovës, është paralajmërim i një tjetër sulmi, pasi Vuçiç nuk mund të pranojë një humbje të tillë. 

22:27
Tjetër plagosje Malësi të Madhe! Një viktimë dhe dy të plagosur brenda pak orësh

Një tjetër person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

22:23
Shkatërrohet grupi kriminal i vrasësve me pagesë, 15 të arrestuar, mes tyre një grua! Zbulohen 6 vrasje

Një megaoperacion i Policisë së Shtetit ka shkatërruar një grup kriminal që kryenin vrasje me pagesë.

22:19
Grupet ekstremiste serbe na kërcënuan, Mema: Në krye të tyre ishte Radoiçiç

Gazetari Marin Mema ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story eksperiencën e tij në veri të Kosovës, ku grupet ekstremiste serbe kanë kërcënuar ekipin. 

22:04
Inside Story/ Denoncimi i gazetarit: Në shtetin helen janë denoncuar shqiptarë pa përkthyes e avokat

Emigrantët shqiptarë ankohen se nuk ju mbrohen të drejtat e tyre, por këto anashkalohen nga politika atje.

22:03
​Kurti mbledh ambasadorët në Kosovë: Dënoni veprimet destabilizuese të Serbisë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, kanë pritur sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës.

22:03
Inside Story/ Emigrantët: Mbetemi peng në kufi sa herë Athina përplaset me Tiranën

Duket se sjellja e policisë greke bëhet pak më e ashpër në pikat kufitare kur mes dy vendeve ka mosmarrëveshje.

21:50
Inside Story/ Përplasjet Athinë-Tiranë, emigranti: Policia greke ushtronte presion

Pamjet në videon e mëposhtme i përkasin një prej fushatave të shumta, të quajtur vite më parë operacionet “fshesa”.

21:49
Vuçiç: Radoiçiç gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje, për vrasjen nuk ka justifikim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe.

21:41
Admirali ‘i vdekur’ rus thotë se ‘jeta vazhdon’ pas pretendimeve të Ukrainës se u vra në sulmin me raketë (video-foto)

Është publikuar sot një video e re nga Moska ku jepet një intervistë me atë që duket i admirali ‘i gjallë’ i flotës së detit të Zi, Viktor Sokolov — disa ditë pasi forcat speciale të Ukrainës njoftuan se ishte vrarë në një sulm me raketë.

21:39
Osmani kërkon që me SHBA-në të përgatitet draft-statuti për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

21:36
Inside Story/ “Policia greke na erdhi në shtëpi se po këndonim shqip”, emigrantët rrëfejnë diskriminimin

Disa nga emigrantët që ne intervistuam kanë kujtuar episode “raciste që ju kanë ndodhur.

21:32
Inside Story/ Aktivisti shqiptar: Politika greke hakmerret ndaj emigrantëve

Interferoi fort edhe në raportet humane mes njerëzve që nuk kanë lidhje me real-politikën.

21:31
Atentati në Dukagjin/ I plagosuri në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Gjin Guri i cili mbeti i plagosur nga atentati i ndodhur sot në Dukagjin ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një kontrolli paraprak të mjekëve dhe një skaneri.

21:17
Inside Story/ Artur Bibe: Greqia ka investuar te figura Belerit, e shikon simbol të helenizimit të Himarës

Arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës është kapitulli i fundit i një historie që përsëritet në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

21:10
Milan bind ndaj Cagliarit, merr fitoren e rëndësishme në “Unipol Domus”

Milan merr një fitore të rëndësishme në “Unipol Domus” ndaj Cagliarit në takimin e javës së gjashtë të Serie A.

21:00
Konjufca takim me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për sulmet në veri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

20:51
Britania i kërkon Serbisë të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

20:40
Gjirokastra e UNESCO-s/ Monumentet e Kulturës drejt shkatërrimit, shkak konfliktet mes pronarëve

Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një nismë e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës po pengohet nga qytetarët  pronar të banesave që tashmë janë pjesë e trashëgimisë botërore.

20:32
Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, si t’i dalloni

Skleroza ka të  bëjë me një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe ndikojnë në shumë prej funksioneve të tij.

20:18
Irani “nuk pyet” për paralajmërimet e perëndimit, lëshon me sukses satelitin ushtarak

Garda Revolucionare e Iranit lëshoi me sukses një satelit të ri të imazhit ushtarak, duke transmetuar kështu shfaqjen më të fundit të teknologjisë së saj të hapësirës ajrore që ka ngjallur shqetësime nga perëndimi.

20:09
Behiratche: Betejë në Laç, rinisemi nga e para si një bllok unik

Tjetër test i vështirë për Dinamo Cityn, që nesër (e enjte) luan në Laç. 18 herë kampionët e Shqipërisë po vuajnë në javët e para.

20:05
Festivali i Kërcimit Bashkëkohor! Sot dhe nesër premiera e “Gravity” me koreograf Angelin Preljocajt

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor, nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur Angelin Preljocaj, çeli edicionin e dytë dhe do të vijojë deri më 22 tetor.

20:02
Tollumbacet me azot të paligjshme në Angli dhe Uells, deri në dy vite burgim për përdoruesit

Tollumbacet me azot tashmë janë droga e dytë më e paligjshme në Angli dhe Uells, pas kanabisit.

20:01
Video/ Magji dhe adrenalinë në Dancing With The Stars! Konfirmohen prezantuesit dhe data e fillimit të spektaklit!

Spektakli më i madh i kërcimit, Dancing With The Stars do të startojë më 6 tetor. Programi me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, çdo të premte për më shumë se 12 javë.

19:58
Turizmi, nisën prenotimet 2024! Lista e vende të reja, nga pritet të vijnë turistët në Shqipëri

Shqipëria, si një destinacion surprizë që priti miliona turistë, veçanërisht gjatë verës, po përgatitet për sezonin e ardhshëm 2024 dhe prenotimet kanë nisur.

19:53
Gara për energjinë nga fuzioni bërthamor

Fuzioni bërthamor ka frymëzuar shkencëtarët prej dekadash me potencialin që ka për të prodhuar energji të bollshme pa mbetje karbonike.

19:49
2 mijë gjoba në ditë për parkimet! Policia: 40% e trafikut krijohet nga parkimet e gabuara

Kjo është panorama e orëve të caktuara në kryeqytet.

19:36
Në manastirin e terroristëve! Banjskë, përfundon operacioni i policisë së Kosovës

Katër ditë pas sulmit terrorist, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Policia e Kosovës ka kryer aksionin për krehjen e zonës në fshatin Banjskë ku ndodhi përplasja me grupin terrorist.

19:33
Nxihet qielli në kryeqytetin e Groenlandës, zyrtarët thonë se vjen prej zjarreve të Kanadasë (foto-video)

Kryeqyteti i ishullit arktik të Groenlandës, Nuuk, ishte sot i veshur me një shtresë të frikshme tymi të zi, për të cilët zyrtarët thonin se vjen prej zjarreve në pyjet e Kanadasë.

19:32
Rama vizitë në Itali! Në fokus diskutimet mbi pensionet e emigrantëve, hekurudhat, korridori 8-të dhe vajin e ullirit

U mblodh në Romë Komiteti i Përbashkët Ekonomik, Itali-Shqipëri.

19:15
Atentat në Dukagjin/ Vritet babai, plagoset i biri, autorët në arrati

 Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Malin e Shoshit, në Dukagjin të Shkodrës.

19:11
Studimi, të rinjtë synojnë të përshtaten me kërkesat e tregut të punës

Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për t’u punësuar, një tjetër problem, që hasin është përshtatja e aftësive të tyre profesionale me kërkesat e tregut të punës.

19:09
Zhduket vajza 15-vjeçare në lindje të Francës (fotot)

Grupe zhytësish kërkonin sot në disa liqene të vogla pranë Strasbourg në lindje të Francës për një vajzë 15-vjeçare franceze të quajtur Lina, e cila është zhdukur pa asnjë gjurmë prej të shtunës.

18:57
Zbuloni sa qen ka në gjithë botën dhe disa kuriozitete të tjera

Qeni është kafsha e parë e zbutur nga njerëzit dhe kjo vlerësohet nga disa shkencëtarë.

18:42
Ftesë në 5/ Brenda shkollës me vetëm 1 nxënës, mësuesja që udhëton 2 orë për në fshat: Prisja një klasë plot!

Sot në “Ftesë në 5” u trajtua një ngjarje reale në fshatin Boshanjë të Kolonjës. Fshati që ka vetëm 15 shtëpi, një shkollë dhe brenda saj studion vetëm një nxënëse, Alesia.

18:34
“Nuk duket si Dinamo ime”, Di Biagio: Djemve ua bëra të qartë problemin

Dinamo City luan në Laç të enjten, duel i javës së gjashtë në Superiore.

18:33
Stjuardesa amerikane gjendet e vdekur në dhomën e hotelit me çorape në gojë (fotot)

Një stjuardesë e linjave American Airlines është gjetur e vdekur në një hotel pranë aeroportit me një çorape në gojë, dy ditë pasi supozohej të ishte larguar, njoftonin autoritetet.

18:30
Vizita në Romë, Rama pritet me ceremoni nga kryeministrja Meloni

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali.

18:29
Foto/ 90 vjeç, ikona Joan Collins thotë se nuk ka bërë asnjë operacion plastik

Ikona e Hollivudit, 90-vjeçarja Joan Collins këmbëngul se nuk ka bërë asnjë operacion plastik për të ndryshuar pamjen e saj.

18:14
Përhapen me shpejtësi flakët në Pishporo të Fierit, tetë zjarrfikëse në terren

Flakët në pyllin me Pisha në Pishporo të Fierit vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara dhe nga era e fortë.

18:08
Planifikoi të qëndronte vetëm 6 muaj në hapësirë, astronauti kthehet në Tokë me një rekord

Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më në fund në Tokë, duke ndjerë tërheqjen e gravitetit të planetit për herë të parë në më shumë se një vit.

18:03
Berlini financon anijet e bamirësive që mbledhin emigrantët në Mesdhe për t’i lëshuar në Itali, Meloni i shkruan Scholz (fotot)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thoshte sot se është “e shtangur që qeveria gjermane financon anijet e bamirësive të shpëtimit të emigrantëve në Detin Mesdhe”, në një letër për kancelarin gjerman Olaf Scholz.

17:59
I dërguari i SHBA-ve, David Wisner takim me Bushkën dhe Çupin: Diskutuam për reformën në drejtësi dhe rolin e opozitës në demokraci

I ngarkuar me punë i SHBA-ve, David Wisner ka takuar kryetaren e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkën si dhe nënkryetaren Dhurata Çupin.

17:46
Graçanica ul flamujt në gjysmështizë për terroristët serbë të vrarë në Banjskë

Komuna e Graçanicës po respekton vendimin e subjektit politik Lista serbe që komunat e Kosovës të banuara me popullatën shumicë serbe të shpallin tri ditë zie. .

17:46
Ministri britanik: Kosova dhe Serbia të punojnë bashkë për të nxjerrë para drejtësisë autorët e sulmit

Ministri britanik për Çështjet Europiane, Leo Docherty, ka qëndruar sot në Serbi në kuadër të një vizite në rajon, ku ka zhvilluar takime dypalëshe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç dhe ministren e Integrimeve Europiane, Tanja Mishçeviç.

17:38
Asistente e nënës, profesioni i ri që do “të lindë” ligjërisht në 2024-ën, në Itali! Nuk kërkohet asnjë diplomë

Qeveria italiane synon të ndajë nga 100 deri në 150 milionë euro për të krijuar një fond të ri për të mbështetur gratë në gjashtë muajt e parë të jetës së fëmijës, jo nga distanca, por direkt në shtëpi.

17:33
Foto/ Për një eksperiencë ndryshe, tani mund të merrni me qira shtëpinë e Shrekut

Shtëpia e Shrekut është tashmë në Airbnb.

17:31
Nagorno-Karabak: Azerbaixhani arreston ish-liderin armen të Karabakut (fotot)

Azerbaixhani tha sot se ka ndaluar një ish-lider të armenëve në Nagorno-Karabak i cili përpiqej të largohej nga rajoni i kontestuar drejt Armenisë.

17:25
Mbi 28 mijë armenë janë larguar nga Karabaku

Mijëra armenë etnikë nxituan këtë të mërkurë të largoheshin nga rajoni i Nagorno Karabakut, pasi ushtria e Azerbajxhanit mori sërish nën kontroll të plotë rajonin e shkëputur. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po shton përpjekjet diplomatike dhe ndihmën humanitare në ndihmë të atyre që po ikin.

17:12
​I jepet medalja “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.