“Mirësevjen në Shqipëri Blinken”/ Rama publikon videon nga pritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit

15/02/2024 13:23

Kryeministri Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rama ka publikuar videon e mbërritjes së Blinken në Rinas, me mbishkrimin “Mirësevjen në Shqipëri Sekretari Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nis vizitën tetë orëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë. Sekretari Blinken aktualisht pritet të zhvillojë një takim në ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Top Channel