E premte, 29 Shtator 2023
09:13
Suedi, diskutohet angazhimi i ushtrisë pas rritjes së dhunës nga bandat

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson do të takohet të premten me shefin e ushtrisë suedeze për të diskutuar si mund të ofrohet ndihmë në uljen e vrasjeve nga bandat.

09:05
SHBA, vazhdon ngërçi për buxhetin në Kongres

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë duket e pashmangshme ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy të enjten, nuk pranoi të merrte në shqyrtim një projektligj të Senatit për buxhetin dhe përpjekjet e ligjvënësve republikanë për t’u bashkuar rreth një projektligji të tyre për financimin e qeverisë nuk u mbyllën me sukses.

08:57
Bonucci: Kisha mundësi të kaloja te Lazio, por zgjodha të eksperimentoj për të ardhmen

Leonardo Bonucci ka sqaruar së fundmi vendimin e tij për të kaluar te Union Berlin, ndërsa konfirmoi që kishte pasur ofertë edhe nga Lazio.

08:45
Kurti dhe Konjuca vizitojnë familjen e heroit Bunjaku: Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, ditën e djeshme bënë një vizitë në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të policisë, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ku i shprehën ngushëllimet më të sinqerta.

08:35
Sulmi në Banjskë, policia kryen kontrolle në pesë vende në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se po kryen kontrolle në pesë vende në tri komunat në veri të Kosovës.

08:29
A do ta gjykojë Serbia Radoiçiçin?

Nënkryetari i Listës Serbe,Milan Radoiçiç është në Serbinë qendrore, tha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për televizionin RTS.

08:21
Diskriminimi ndaj grave rrit rrezikun e kancerit

Në mbarë botën, kanceri është një nga tre shkaqet më të shpeshta të vdekjes së parakohshme tek gratë nën moshën 70 vjeç.

08:11
Vritet në mes të rrugës një shqiptare në Itali me tre plumba, bashkëshorti i saj në arrati

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare u ekzekutua me plumb në kokë.

08:03
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet të jetë moti sot

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore.

E enjte, 28 Shtator 2023
22:57
Trondit Hajdarmataj: Vrasjet me klering mes grupeve kriminale janë kthyer në një normalitet

Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj është shprehur se vrasjet me klering mes grupeve kriminale janë kthyer në një normalitet.

22:57
EULEX-i hedh poshtë akuzat e Vuçiç lidhur me sulmin në Banjskë: Kemi qenë në kontakt

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, pasi u sulmua Policia e Kosovës.

22:54
Blinken, jo vetëm diplomat por dhe këngëtar/ Sekretari Amerikan i Shtetit këndon live

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, si asnjëherë më parë zgjodhi kitarën si mjet të ri të diplomacisë.

22:53
Zyrtare/ Trajneri i PSG-së jep dorëheqjen, zëvendësohet nga i biri

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave.

22:48
SHBA kërkon nga Mali i Zi ekstradimin e themeluesit të kriptomonedhës Terra

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, i njohur si SEC, ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi ekstradimin e të pandehurin Hyeong Do Kwon, shtetasit korean të akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për mashtrim me kriptomonedha.

22:42
Kurti: Serbia nuk po lejon pluralizëm te serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se shumica e minoriteteve në Kosovë kanë disa parti politike, por Beogradi, lejon që grupi minoritar më i madh në Kosovë, serbët, ta kenë vetëm një, të cilën e kontrollon nënkryetari i saj, Milan Radoiçiç.

22:39
Megan Fox nxjerr në treg librin me poezi: Trupi dhemb nga pesha e mëkateve të burrave

Bëhuni gati për Megan Fox, në rolin e një poete.

22:31
“Në Lushnjë nuk bëhen vrasje të thjeshta”/ Karamuço: Haxhiun e mban Greqia, i trembet Aldo Bares

Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës sepse i trembet bandave të Aldo Bares. Kështu deklaroi eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, mbrëmjen e sotme në Top Story. 

22:29
“Nuk do lejojmë shtet të dytë serb brenda Kosovës”, Gërvalla rrëzon përfundimisht asociacionin

Zv. kryeministrja Donika Gërvalla për “Top Story” ka rrëzuar përfundimisht asociacionin duke theksuar se nuk do të lejojmë një shtet të dytë serb brenda Kosovës.

22:19
Rrëfimi i Gërvallës: Në OKB, teksa unë flisja Daçiç më fyente pa pushim si vulgar

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi ministrin e Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiç, se e fyente pa pushim teksa ajo fliste në sallën e OKB-së.

22:12
A e zëvendëson Vjosa Osmanin, Kurtin me ndërkombëtarët? Gërvalla: Dje ishim bashkë për tre orë!

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, i ka sjellë më pranë njëri tjetrit krerët e shtetit, të cilët mbrëmjen e djeshme zhvilluan një mbledhje prej tre orësh. 

22:04
Reagoi ashpër me Borell, Gërvalla: Kërkojnë ta ndajnë Serbinë nga Rusia, por po na dëmtojnë Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla katër ditë më parë ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell për deklaratën e tij lidhur me sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.

21:46
Gërvalla: Pas të dielës asgjë s’është njësoj me Serbinë! Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Zv.kryeministrja e Kosovës, njëherësh edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në Top Story se Asociacioni me Serbinë “ka vdekur”.

21:44
Sulmuesi i vetëm lë 2 të vrarë e një të plagosur në spital dhe në shtëpinë në Rotterdam, thotë policia holandeze (fotot)

Ahmed Aboutaleb, kryebashkiak i Rotterdam tha se “Sot ishte një ditë e zezë”.

21:35
“Pranuam propozimin franko-gjerman”, Gërvalla flet për dështimin e takimeve Kurti-Vuçiç

Zv. kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar për “Top Story” se vetëm njohja reciproke mund t’i japë fund tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

21:31
Cher akuzohet se ka punësuar disa burra për të rrëmbyer djalin e saj

Cher është akuzuar se ka punësuar burra për të rrëmbyer djalin e saj nga një hotel ku ai po qëndronte me gruan e tij vitin e kaluar.

21:25
Gërvalla rrëzon propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla dha një deklaratë për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se para se të japë rekomandime duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

21:15
“Xhelal çfarë ka ndodhur”/ Gërvalla tregon telefonatën me Sveçlën: Më ka rrëshqitur gjaku tek thembrat kur mora vesh për sulmin

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla, ka dhënë një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në Top Story me moderatoren Grida Duma, ku ka treguar momentin kur ka mësuar sulmin në veri të Kosovës.

21:00
Momenti dramatik/ I bastisën fermën e kanabisit, i dyshuari shqiptar kërcen me pantofla nëpër çati për t’i shpëtuar Policisë

Një kriminel i dyshuar shqiptar u përpoq të kapërcente çatinë i veshur me pantofla, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë që po bastiste një fermë rezidenciale kanabisi.

20:50
Vuçiç: Do hetojmë vrasjen e policit në veri të Kosovës! Nuk duam luftë, shkaku i gjithë problemeve është Kurti

Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në një përleshje me armë në një manastir në veri të Kosovës, për të cilin Prishtina ka fajësuar Beogradin, tha të enjten presidenti Aleksandër Vuçiç për Reuters, duke mohuar çdo përfshirje të qeverisë në incident. 

20:49
BE-ja zgjat për një vit qëndrimin e ukrainasve në bllok

Bashkimi Evropian ka zgjatur për një vit të drejtën e refugjatëve nga Ukraina që të qëndrojnë në bllok.

20:44
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Bilisht

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Bilishtit.

20:40
Investigimi i Fiks Fare/ Preparatet e ndaluara kanceroze shiten në farmaci veterinare

Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht te shpendët, por edhe te kafshët që kanë  probleme me mëlçinë dhe parazitët.

20:18
Stoltenberg: Forcat ukrainase po fitojnë gradualisht terren

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten në Kiev gjatë një vizite të paralajmëruar, se forcat ukrainase po “fitojnë gradualisht terren” përballë luftimesh të ashpra.

20:15
Napoli mbyll çështjen “Osimhen”: Kurrë nuk kemi dashur të talleshim me Victor në “Tik Tok”

Napoli i ka dhënë fund diskutimeve në lidhje me çështjen e Victor Osimhen, ndërsa ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas fitores ndaj Udineses, e cila solli “paqe” në shtëpinë napolitane.

20:09
Çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë? Stoltenberg-Zelensky takim kokë më kokë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, për të bërë një panoramë të situatës së luftës dhe nevojat që vendi ka për t’i bërë ballë agresionit rus.

20:00
Tuma Ilire e Kamenicës! Monumenti natyror me vendvarrime prehistorike kërkon vizitorë

Tuma Ilire e Kamenicës siti arkeologjik dhe i vetmi monument natyror me vendvarrime prehistorike në Ballkan, përballet ende me mungesën e vizitorëve.

19:42
Trendi që të gjithë do të donim ta ndiqnim! Njihuni me disa nga kombinimet e të famshmëve me fëmijët e tyre

Nënat e famshme janë gjithmonë në sy të publikut dhe nuk mund të mos e vërejmë se kohët e fundit është shfaqur një trend i ri – “binjakëzimi” me të vegjlit e tyre. 

19:37
Kosova: Duam hetim ndërkombëtar! Rezoluta e Kuvendit kërkon ekstradimin e terroristëve

Kuvendi i Republikës së Kosovës, seancën e së enjtes e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist të dielën e 24 shtatorit.

19:23
Vendi anëtar i NATO-s dhe mbështetësi më i madh i Ukrainës, së shpejti me udhëheqës pro-rus

Sllovakia po përgatitet të zgjedhë kryeministrin e saj të pestë në vetëm katër vjet dhe opozitari Robert Fico, njëherazi mbështetës i Kremlinit kryeson në sondazhe. Zhvillimet po shikohen me alarm në Perëndim.

19:12
Tjetër stuhi me përmbytje godet qytezën qendrore të Volos në Greqi (fotot)

Qindra njerëz u detyruan sërish të largohen nga shtëpitë e tyre mbrëmë në qendër të Greqisë pas një stuhie, dhe përmbytjeve që pasuan në qytezën e Volos.

19:08
DASH mban të njëjtin qëndrim si BE-ja: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

19:05
Në një lidhje me shoqen e partneres së Pique? Neymar ngre dyshimet sërish

Lidhjet, dashuria dhe çdo ndryshim në jetët e lojtarëve profesionistë të futbollit gjithmonë ofrojnë shumë materiale për faqet e mediave online dhe qarkullojnë shumë thashetheme.

19:03
Rritet numri i turistëve në Kosovë! Peja me numrin më të lartë të vizitorëve

Në muajin gusht të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 mijë e 232, prej tyre 35,83 për qind, ishin vendorë dhe 64,17 për qind  ishin të jashtëm.

18:54
Fatjon Dervishi përcillet për në banesën e fundit, ende e pazbardhur vrasja e tij në Durrës

Ende e pazbardhur vrasja e Durrësit, ndërsa viktima është përcjellë për në banesën e fundit.

18:50
Mbrojtësi shqetëson trajnerin Ancelotti, rrezikon ndeshjen e Champions League

David Alaba shqetëson stafin teknik me në krye trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti.

18:46
Të shtëna me armë në Roterdam, raportohet për viktima

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia sot.

18:42
Gjermania ashpërson kontrollet kufitare në juglindje prej numrit të lartë të emigrantëve (fotot)

Gjermania tha sot se po ashpëronte kontrollet në kufijtë me Poloninë e Çekinë teksa tenton të ndalojë rritjen e emigracionit ilegal në vend.

18:38
Donnarumma: Kam nisur të ëndërroj, dua të shënoj edhe unë si Provedel!

Gianlugi Donnarumma ëndërron një gol si ai i mikut të tij te Lazio, Ivan Provedel.

18:26
Analistët: Bashkimi Evropian duhet ta rimendojë kornizen e dialogut Kosovë-Serbi

Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.

18:24
Shkeli kufirin, Bjellorusia përplas aeroplanin ushtarak polak

Një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, sipas autoriteteve bjelloruse.

18:24
Gjendet i vdekur në territorin e Serbisë një shqiptar i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

18:18
BE-ja zgjat për një vit qëndrimin e ukrainasve në bllok

Bashkimi Evropian ka zgjatur për një vit të drejtën e refugjatëve nga Ukraina që të qëndrojnë në bllok.

18:09
Kina importon qindra-mijëra tonë misri nga Ukraina

Importuesit në Kinë besohet se kanë bërë blerje të mëdha të misrit për ushqimin e kafshëve nga Ukraina në dy javët e fundit, thanë tregtarët në Azi dhe Evropë.

18:07
ARRSH: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas në këto data

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datën 29 dhe 30 Shtator nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.

18:00
Angelina Jolie flet për divorcin nga Brad Pitt: Nëse nuk do të ishin fëmijët, nuk do të doja të jetoja!

Angelina Jolie ka dhënë një intervistë të plotë, në të cilën nuk ka nguruar të flasë as për aspektet më të errëta të jetës së saj.

17:59
Tre të vrarë në një natë Suedi në përplasje me armë dhe shpërthime, pas përshkallëzimit të luftës mes bandave (fotot)

Një grua vdiq dje nga një shpërthim në perëndim të Stockholm ndërsa dy burra u vranë në përplasje të tjera me armë.

17:53
Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiçit në sulmin në Banjskë

Derisa autoritetet e Kosovës çdo ditë prezantojnë prova se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, kjo parti – më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk është deklaruar.

17:41
“Po hiqet sikur është i rëndësishëm”, ish-futbollisti i United sulmon Sanchon: Nuk je CR7

Jadon Sancho vijon të mbetet jashtë skuadrës së Manchester United me sulmuesin që refuzon t’i kërkojë ndjesë trajnerit Erik ten Hag, të cilin e akuzoi pasi holandezi e la jashtë ekipi në ndeshjen me Arsenal.

17:41
Bajame para se të flini! Më mirë se ilaçet e gjumit

Gjumë jo i qetë, i parehatshëm dhe jo çlodhës. Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit.

17:32
Drita fiton dhe ngjitet në vendin e tretë, Prishtina “ngec” në shtëpi

Drita ia del me sukes në sfidën ndaj Feronikelit 74. Në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit të Kosovës, Drita mposhti në transfertë me shifrat 0-2, Feronikelin 74.

17:27
Pamje me dron/ Zjarri në Pishporo vijon të jetë jashtë kontrollit

Flakët në Pishporo të Fierit vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit dhe po marrin përmasa të mëdha.

17:23
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i Harry Potter, Sir Michael Gambon

Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeçare, ka thënë familja e tij.

17:20
Fushata e grabitjeve masive të dyqaneve godet sërish në Filadelfia (video-foto)

Policia amerikane tha se ka arrestuar dhjetra persona që po grabisnin në masë dyqane të produkteve elektronike Apple apo të veshjeve të markave të shtrenjta, pasi një protestë kundër dhunës se policisë degjeneroi në vjedhje e thyerje në disa zona të qytetit.

17:19
Greqi/ Helikopteri u rrëzua në det, zhytësit mbërrijnë në Evian veriore! Në kërkim të të humburit

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për gjetjen e helikopterit të rrëzuar në Eviaan veriore mesditën e sotme.

17:02
Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kryeministri Rama ka njoftuar se me datë 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Dy vendet kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet, që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe zviceranë që kanë punuar në të dy vendet. Në postim Rama ka njoftuar se së […]

16:59
Vuçiç kërkon tërheqjen e Policisë nga veriu i Kosovës: Ndërkombëtarët të parandalojnë lëvizjet e rrezikshme të Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

16:56
Çfarë janë zonat blu? 5 vendet ku njerëzit jetojnë mbi 100 vite

Zonat Blu janë disa zona të veçanta të botës ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe kanë një jetesë të shëndetshme.

16:52
Modelja ‘mistike’ largohet nga bota moderne për të jetuar pa ujë e rrymë elektrike, por thotë se nuk e ndërron me asgjë tjetër (fotot)

Një modele e rrjetit që e ka shpallur veten “mistike me kohë të plotë” thotë se nuk bezdiset nga talljet për stilin e saj të jetesës larg botës moderne.

16:51
Sveçla ngre dyshime: Mund të ketë pasur individë nga Rusia në sulmin në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova po heton për përfshirjen e mundshme të Rusisë në sulmin ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit.

16:51
Fotolajm/ Ushtarët ukrainas stërvitje për përdorimin e armëve në rajonin e Kievit

Pamjet që ndiqni më poshtë tregojnë ushtarakët ukrainas në rajonin e Kievit duke marrë pjesë në trajnime për përdorimin e një numri armësh të ndryshme.

16:39
Ambasada amerikane mbështet punën e SPAK: Po bën përparim mbresëlënës në reformën në drejtësi

Ambasada amerikane ka duartrokitur punën e SPAK dhe ka shprehur mbështetje të pa kursyer për kryerjen e misioneve të tij.

16:33
The Travel: Thethi, një nga perlat e fshehura të Evropës! Adhuruesit e vjeshtës do të magjepsen

Evropa shpesh vlerësohet për vendet e saj të bukura, historinë e gjatë të zhvillimit njerëzor, monumentet ikonike dhe kulturat e ndryshme.

16:33
Kazakistani apel Rusisë dhe Ukrainës të ulen në bisedime dhe të gjejnë rrugën drejt paqes

Fqinji i Rusisë, Kazakistani ka thënë se është gati të rrisë furnizimet me naftë në Gjermani.

16:32
NATO njofton mbështetjen e re të municioneve prej 2.53 miliardë dollarësh për Ukrainën

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të enjten se NATO nënshkroi kontrata kornizë për 2.4 miliardë euro (2.53 miliardë dollarë) për municione për Ukrainën.

16:30
“Futbolli anglez më përshtatet më shumë se ai italian”, Zaniolo: Në Serie A vetëm taktikë!

Pas eksperiencës së shkurtër në Turqi te Galatasaray, Nicolo Zaniolo iu bashkua këtë verë Aston Villas në Premier League.

16:24
Ambasadori gjerman Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, zgjodhi një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë për të përçuar një mesazh në drejtim të Beogradit zyrtar pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

16:22
Qiellgërvishtësi misterioz pa dritare ngrihet mbi New York prej 50 vitesh dhe askush nuk e di ç’ka brenda  (fotot)

Sipas shprehjes së vjetër që thotë se “sekreti është më i fshehtë kur mbahet para syve të të gjithëve”, edhe kjo ndërtesë e frikshme pa dritare në qendër të New York duket se është mënyra më e mirë për ‘të fshehur’ një qiellgërvishtës në mes të qytetit.

16:21
“Nuk ndalet kurrë”, Klopp elozhe për transferimin e bujshëm të verës: E kuptoi filozofinë e Liverpool

Drejtuesit e Liverpool duket se kanë qëlluar në shenjë me transferimin e Dominik Szoboszlai nga Leipzig për shifrën e 70 milionë eurove.

16:19
Belgjikë, protestë kundër kriminalizimit të abortit në Poloni

Në Ditën Ndërkombëtare për Abort të Sigurt, gra dhe punonjëse të sistemit të shëndetësisë në Belgjikë protestuan duke bërë thirrje që gratë në gjithë Evropën e gjithë botën të kenë të drejta të njëjta për abort.

16:15
Hetimet ndaj Presidentit Biden, seancë dëgjimore në Kongres

Komisioni për Mbikëqyrje e Llogaridhënie i Dhomën së Përfaqësuesve po zhvillon sot seancën e parë, si pjesë e një hetimi që synon nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden.

16:10
Vrasësi rus që copëtoi të dashurën, fiton lirinë pasi kreu shërbimin për ushtrinë e Putin në Ukrainë (fotot)

Një vrasës që tentonte të fshihte trupin e të dashurës së tij duke e copëtuar, është liruar së fundmi në Rusi pasi kreu shërbimin ushtarak në luftën ne Ukrainë.

16:08
Lihen të lirë të shoqëruarit për vrasjen në Shkodër, Edmond Nika: Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen

Janë lënë të lirë katër të shoqëruarit në Policinë e Shkodrës për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij, Gjin Gurit.

16:01
Dumani tregon dosjet e bujshme! Kreu i SPAK flet për CEZ-DIA, IPARD, SKY dhe zyrtarët e lartë

Altin Dumani paralajmëroi surpriza të reja në dosje me pritshmëri të lartë, sidomos ato që ju përkasin korrupsionit, dhe si prioritare konsideroi dosjen CEZ – Dia, një tjetër ndaj ish-presidentit Meta, që e konsideroi në pritje të letërporosive nga të huajt, mes tyre edhe nga amerikanët.

15:52
“Arbitrat nuk e kanë ndihmuar kurrë Barçën”, Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

Pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Mallorcas, Barcelona rikthehet sërish në fushë teksa të premten pret Sevillan.

15:38
BE “shuplakë” Serbisë: Nuk mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës më 24 shtator.

15:37
102 familje me shtëpi të re/ Tiranë, përfundon pallati për të shpronësuarit e ndërtimeve pas tërmetit

Në lagjen “5 maji” ka përfunduar një tjetër pallat, i cili do të akomodojë 102 familje të tjera, kryesisht të prekura nga shpronësimet për projektin e rindërtimit nga tërmeti në këtë zonë.

15:34
Miratohet rritja e pensioneve! Vendimi me 8.6% hyn në fuqi në 1 tetor. Pensionistët edhe bonus në fundvit

Pas mbledhjes së Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, qeveria ka miratuar masën për indeksimin e pensioneve në normën 8.6%.

15:33
Gjermania thotë se ka çmontuar grupin ‘racist, neo-nazist’ që indoktrinonte të rinjtë me ideologji ‘të mbrapshta komplotiste’ (fotot)

Autoritetet në Gjermani njoftonin sot se kishin neutralizuar një grup të përhapur gjerë në vend, që ngjasonte ne një “kult racist, anti-semit” që kishte në plan të indoktrinonte fëmijët me ideologji naziste ose teori të tjera të padëgjuara, ndryshe nga çka njerëzit janë mësuar të besojnë.

15:31
Takimi i enteve rregullatore! Shqipëria merr Presidencën e rrjetit mesdhetar të enteve rregullatore

Shqipëria ka marrë presidencën e radhës së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore.

15:18
Njerëz të pushtetshëm, biznesmenë të përfshirë në krim/ Altin Dumani tregon fazat e hetimeve

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për disa nga çështjet më të bujshme që janë në dorë të kësaj strukture.

15:12
“ÇEZ, dosje prioritare e SPAK-ut”/ Kryeprokurori Dumani: Kemi nën hetim fondet e IPARD-it

“ÇEZ” është dosje prioritare në mesin e të gjitha çështjeve që ka në dorë Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion.

14:57
Shtatë kandidatë republikanë për president debatojnë për herë të dytë

Kandidatët republikanë për President u përballën mbrëmë në debatin e dytë televiziv.

14:46
Mjeku 90-vjeçar paralizon pacienten dhe e sulmon seksualisht

Një akupunkturist 90-vjeçar nga Karolina e Veriut në SHBA përdori njohuritë e tij për të “nxitur paralizë të pjesshme” tek një paciente dhe më pas e sulmoi atë seksualisht, sipas një ankese tronditëse që çoi në arrestimin e tij.

14:44
Stoltenberg: Forcat ukrainase gradualisht po fitojnë terren

Forcat ukrainase “gradualisht po fitojnë terren” në kundërofensivën kundër pushtuesve rusë, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev më 28 shtator, disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka zmbrapsur një valë të madhe të sulmeve me dronë nga Rusia në jug të Ukrainës.

14:39
Basha përjashtoi nga grupi i PD-së 11 deputetë, reagon Bardhi

Në përgjigje të interesit të medias, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka këtë reagim lidhur me lajmin e “përjashtimit” të 11 deputetëve nga grupi parlamentar i PD: Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përveçse humorit tek çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks […]

14:39
Zjarri në Pishporo jashtë kontrollit, e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit! Kërkohet ndihmë nga ajri

Flakët në Pishporo të Fierit vazhdojnë të përhapen, të favorizuara nga era, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

14:34
Kreu vjedhje në tre biznese në Pogradec, arrestohet një 21-vjeçar

Një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për dy vjedhje që kanë ndodhur ditën e djeshme në dy biznese, në Pogradec.

14:24
“Të padurueshëm”, vijojnë polemikat e derbit: Reali tensionon gjyqtarët

Derbi nuk përfundon në fushë. Atletico Madrid mposhti 3-1 Realin e Madridit, duke u shkaktuar “armiqve” të përjetshëm humbjen e parë sezonale.

14:22
A është kërcënuar pas operacioneve të bujshme? Kryeprokurori Altin Dumani sqaron të vërtetën

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë për lajmet që qarkullojnë se është kërcënuar pas operacioneve të bujshme të verës.

14:19
Dumani për dosjen e sterilizimit: Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e gjykatës

Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës e Posaçme Antikorrupsion që për dosjen e sterilizimit, kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.