Rrëfehet Igli Tare: Goditjet më të bukura dhe më të vështira në merkato

16/02/2024 16:18

Igli Tare vijon të shijojë pushime,t por me dëshirën për t’u rikthyer sa më shpejt në atë q di të bëjë më mirë, drejtorin sportiv të një skuadre futbolli.

Në një intervistë për median italiane, shqiptari ka rrëfyer eksperiencën e tij te Lazio, duke komentuar goditjet më të bukura, por edhe më të vështira të merkatos.

Goditja më e bukur – Më vjen në mend Cristian Brocchi. Futbollisti i parë që mora, që kur mora detyrën e drejtorit sportiv të Lazios. Vinte pas një periudhe të vështirë te Milani dhe kishte shumë dyshime, por ia dolëm dhe ai rezultoi të ishte vendimtar për arritjen e objektivave të klubit.

Goditja më e vështirë – Hernanes. Udhëtova drejt Brazilit dhe qëndrova 8 ditë, por nuk kisha shpresë aspak, pasi futbollisti kërkohej nga shumë klube. Pas dy-tre ditësh doja të kthehesha në Romë, pasi duhej të bindja shumë njerëz për Hernanes, por agjenti i tij ishte vërtetë spektakolar dhe më qetësonte duke më thënë: Ki durim, se do t’ia dalim. Isha në dhomën ngjitur me drejtorin sportiv të Lyonit, që ofronte edhe më shumë para për futbollistin. Hernanes erdhi në dhomën e tyre dhe u tha: faleminderit për ofertën, por unë zgjedh Lazion, pasi shoh më shumë pasion.

Goditje të munguara – Ishim pranë firmës me Cavanin dhe e kishim arritur marrëveshjen me të, por në fund presidenti i Palermos, Zamparini ndërhyri dhe pranoi ofertën e Napolit, udke ndryshuar drejtimin e uruguaianit. Kisha zbuluar edhe Kim, duke i ofruar 5 milionë euro Shanghait, por atëherë ata refuzuan. Më pas futbolli në Kinë ra, por ne nuk kishim më vend të lirë për futbollistët jokomunitarë dhe përfundoi te Fenerbahce, e më vonë te Napoli e Bayern.

Shitjet – Lotitos nuk i pëlqente të shiste lojtarë, pasi lidhej shumë me ata. Të gjithë që kemi larguar, e kanë kërkuar vetë shitjen dhe i kemi shfrytëzuar për të regjistruar plusvalenca. Mund të përmend emra si Biglia, Hernanes, Candreva, Keita, Milinkovic-Saviç, prej të cilëve kemi përfituar jo pak ekonomikisht.

Top Channel