E premte, 29 Shtator 2023
19:11
Ja kush do të jetë e ftuara e parë speciale për këtë sezon të ri të “Më lër të flas”

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj.

19:04
Bajrami “gjuetari” i të mëdhenjve të Italisë, 8 gola ndaj ekipeve më elitare në itali

Nedim Bajrami është pa dyshim një nga lojtarët e kombëtares që po tërheq më së shumti vëmendjen në muajt e fundit.

19:01
​Osmani: Për mospërsëritjen e akteve terroriste nevojitet koordinim i institucioneve të sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

18:57
Putin urdhëron ish-komandantin e grupit Wagner të marrë drejtimin e “njësive vullnetare” në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga komandantët kryesorë të grupit mercenar Wagner të marrë komandën e “njësive vullnetare” që po luftojnë në Ukrainë, shenjë se Kremlini dëshiron të vazhdojë angazhimin e mercenarëve pas vdekjes së shefit të tyre, Yevgeny Prigozhin.

18:44
Guardiola kërkon të ruajë rekordin: Të zhgënjyer nga eliminimi në Kupën e Ligës, por…

Pasi u eliminua në Kupën e Ligës në Newcastle, Manchester City përqendron vëmendjen në Premier Lague, ku ka një ecuri perfekte prej gjashtë fitoresh radhazi.

18:41
Meloni thotë se Italia do të dërgojë emigrantët ‘në vendet e anijeve të OJQ-ve të shpëtimit’ (fotot)

Italia ka kërkuar sot të ndryshojnë një pakt emigracioni për të detyruar anijet e bamirësive që mbledhin të ardhurit në Mesdhe, t’i zbarkojnë ata në vendet e origjinës së anijeve.

18:39
Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.

18:39
Dhimbja e qafës/ Katër arsye pse vuani dhe disa këshilla parandaluese

Një qafë e ngurtë ose e shtrënguar është një dukuri shumë e zakonshme.

18:27
Dua Lipa merr seriozisht aktrimin! Ylli shfaqet bionde dhe sensuale në trailerin e filmit Argylle 

Traileri për filmin e shumëpritur Argylle u publikua të enjten. 

18:09
Gafa e De Ligt, e konsideron Messin “pensionist”

Një përgjigje nga Matthij de Ligt rrezikon të krijojë polemika në Argjentinë. Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut mori pjesë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në një lojë të shpërndarë nga klubi bavarez përmes kanaleve zyrtare.

18:04
Dreri ‘fatkeq’ thyen xhamin e makinës teksa bie për vdekje nga mbikalimi i autostradës në SHBA (fotot)

Një dre i egër ka përfunduar në prehërin e një shoferi kur në mënyrë të pashpjeguar ra nga mbikalimi duke thyer xhamin e makinës që kalonte poshtë në autostradë.

18:00
Propozoi qëndrimin e KFOR në veri të Kosovës/ Rama: Edhe në këtë situatë kaq serioze, politikanë me profile fallso në Prishtinë merren me manipulime

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku shkruan se ka pasur komunikim me nivelet e larta të aleancës euro-atlantike dhe se ata kanë treguar gatishmëri maksimale.

17:42
Qyteti i Chicago padit gjigantin amerikan të pesticideve për ndotje masive të lumit Chicago (fotot)

Qyteti i Chicago po padit korporatën gjigante të pesticideve Monsanto për helmim të lumit me të njëjtin emër të qytetit, me substancat që shkaktojnë kancer të njohura si ‘bifeline poli-klorinate ose ndryshe ‘PCB’.

17:41
Presidenti i PSG-së: Mbappe e do klubin tonë, do ta kemi më gjatë

Çfarë do të ndodhë me Kylian Mbappénë? A do të qëndrojë te Paris Saint-Germain apo do të fluturojë, siç duket, drejt Madridit, për t’iu bashkuar Realit, në fund të këtij sezoni?

17:38
Riaktivizohen disa vatra zjarri në pyllin e Pishporos, flakët favorizohen nga era e fortë

Në pyllin me pisha të Pishporos janë riaktivizuar sërish disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë.

17:32
​Arrestohet një serb për krime të luftës kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

17:15
Aksident në Divjakë/ Automjeti përfundon në kanalin vaditës, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

17:14
Ferrari nxjerr modelin e ri mahnitës ‘Roma Spider’ i mbushur me detaje nga Formula1, që drejtohet si ‘lojë kompjuterike’ (fotot)

Prodhuesit tradicionalë italianë të makinave sportive kanë prezantuar së fundmi modeli e ri Ferrari, Roma Spider, që vjen i ngjashëm me modelin e mrekullueshëm pararendës Roma, por me një makijazh më të kushtueshëm.

17:04
U vra dje në Itali, Klodiana Vefa ishte e divorcuar prej tre vitesh! Autoritetet në kërkim të bashkëshortit

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit nuk kanë dijeni për ndonjë ankesë ndaj ish-bashkëshortit të saj të paraqitur nga Klodiana Vefa e vrarë mbrëmë në rrugë, në via Galvani në Castelfiorentino (Firence), jo larg nga ku jetonte me fëmijët dhe bashkëshortin e saj me të cilin ishte e divorcuar prej 2-3 vitesh, megjithëse vazhdonte të jetonin së bashku.

16:56
Bielsa fiton gjyqin me Lille, klubi francez detyrohet t’i paguajë 2 milionë euro

Trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa, u shpërblye të premten me një pagesë prej dy milionë eurosh (2.1 milionë dollarë) nga ish-klubi i tij, Lille, për shkak të një klauzole në parakontratën e tij që e mbronte atë në rast shkarkimi, edhe për sjellje të pahijshme.

16:47
Burri me skavatorin e vjedhur shkatërron barin historik në Angli (fotot)

Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot sesi bari i njohur Mucky Duck në Nottinghamshire në veri të Britanisë ishte shkatërruar gjatë natës kur një skavator i vjedhur e godiste vazhdimisht ndërtesën e shekullit të 18-të.

16:46
Borrell: BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të premten se BE-ja është e gatshme të marrë në konsideratë “masat ndëshkuese” kundër Serbisë nëse vendi nuk përmbush kërkesat e unionit.

16:42
Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të drejtojë përfaqësuesen e Bosnjës

Bosnja dhe Hercegovina emëron një trajner serb në krye të përfaqësueses së futbollit, për herë të parë që nga viti 1995, kur mbaroi lufta dhe fitoi pavarësinë nga Serbia.

16:32
Shumica e popullatës armene largohet nga Nagorno Karabaku

Mijëra refugjatë nga Nagorno-Karabaku vazhdojnë të kalojnë në Armeni. Nga e hëna shumica e popullsisë së enklavës u evakuua nga rajoni separatist që u mor nën kontroll nga Azerbaixhani.

16:26
Qeveria amerikane rrezikon të mbyllet për shkak të mosmarrëveshjeve mbi buxhetin

Mbyllja e qeverisë amerikane të dielën duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm, ndihmën për Ukrainën, kontrollin e emigracionitë të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë dhe programet e sociale në ndihmë të amerikanëve të varfër.

16:12
Sekuestrohen rreth 20 mijë euro në Kakavijë! Nën hetim dy persona nga Kuçova pasi nuk i kishin deklaruar

Në Kakavijë janë sekuestruar në total 20 520 euro dhe 100 dollarë, ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona nga Kuçova që nuk i deklaruan në dalje të RSh-së.

16:03
Aksidentoi të moshuarën, arrestohet irakieni në Shkodër! 86 vjeçarja në gjendje të rëndë

Një ngjarje rrugore është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një person ka përplasur me makinë një këmbësore në lagjen “Liria”, duke e lënë të plagosur rëndë.

15:59
Dy të vdekur në rrëzimin e autobuzit të mbushur me nxënëse në autostradën në Angli (fotot)

Mjete zjarrfikëse dhe të policisë nxitonin sot drejt zonës së Merseyside në veriperëndim të Anglisë ku një autobus i mbushur me nxënëse të shkollës Caldy Grange dhe asaj të West Kirby, u përmbys në autostradën M53.

15:57
Bastisjet në Veri të Kosovës, Prokuroria dhe policia japin detaje

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion për bastisjen e pesë zonave në komunat veriore të Kosovës, kryesisht në pronat e terroristit Millan Radojiçiç.

15:47
Familjarët kërkojnë të marrin trupat e pajetë të sulmuesve në Banjskë

Familjarët e tre sulmuesve të vrarë gjatë përleshjeve të armatosur në Banjskë të Zveçanit janë interesuar që të marrin trupat e tyre, thanë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

15:46
Kardiologë në Kosovë protestë, kanë pakënaqësi për mënyrën e menaxhimit të spitalit

Dhjetëra kardiologë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë ankesa për menaxhimin e spitalit në të cilin punojnë, për këtë arsye kanë protestuar.

15:42
Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i kërkojë llogaridhënie Serbisë për veprimet e saj kundër Kosovës, “duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste”.

15:39
Ndahet nga jeta At Arthur Liolin, kancelar i Kishës Ortodokse në Boston! Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

Ka ndërruar jetë At Arthur Liolin, një figurë e shquar e Kishës Ortodokse dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.

15:33
Gjyqi për Gërdecin/ Seanca shtyhet në 3 tetor, thirren dëshmitarë të tjerë

Seanca për “Gërdecin” u shty për në 3 tetor, pasi u kërkuan të thirren të tjerë dëshmitarë.

15:31
Plazhi vazhdon/ Në Shëngjin, ende bëhen banjo dielli

Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajt shtator, bregdeti i Shengjinit vijon të ketë ende pushues.

15:30
Gjermania publikon videon shokuese të pjesëmarrësve të Oktoberfest në përshëndetje hitleriane, duke dëgjuar këngë për ‘Rajhun e Tretë’ (fotot)

Një grup festuesish gjermanë kanë ngjallur zemërim në rrjet pasi një video i tregon ata duke kryer përshëndetjen naziste në një event të festivalit të birrës Oktoberfest, teksa dëgjonin këngë lavdie për “Rajhun e Tretë”.

15:25
Fermerët protestojnë në Korçë, kërkojnë mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore

Dëmtimi masiv i fermerëve të Korçës, Maliqit dhe Devollit si pasojë e breshërit ka bërë që ata të protestojnë para Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë duke kërkuar zgjidhje nga shteti.

15:22
Pioniere për gratë në politikën amerikane! Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, senatorja Dianne Feinstein

Dianne Feinstein, senatorja e Kalifornisë dhe njëherazi një pioniere për gratë në politikën amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

15:22
Dua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk nguron në asnjë moment të flasë për prejardhjen e saj shqiptare.

15:13
Dita Botërore e Zemrës/ Mjekët: Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë gjysmat e vdekjeve në Shqipëri

54 për qind e humbjeve të jetës në Shqipëri ndodhin për shkak të sëmundjeve  kardiovaskulare, sikurse janë infarktet apo insultet cerebrale.

15:12
Përfitimet e fiqve të njomur në ujë për shëndetin tuaj

Fiqtë janë përdorur prej kohësh për të trajtuar sëmundjet që prekin sistemin endokrin, respirator, imunitar, tretës dhe atë riprodhues.

15:00
Dëmtohet edhe Frattesi, Inzaghi përgatit rotacionin për Salernitanën

Interi do të rikthehet në fushë të shtunën në mbrëmje, për t’u përballur me Salernitanën në transfertë, teksa zikaltrit do të provojnë të rikthehen të fitorja, për të ruajtur kryesimin në renditje.

15:00
Nuk miratohen komisionet hetimore/ Konferenca e kryetarëve hedh poshtë kërkesën e opozitës për TIMS dhe Shëndetësinë

Mazhoranca rrëzoi sërish opozitën. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur këtë të premte ka hedhur poshtë kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi.

14:53
U bë baba në moshën 59-vjeçare, epidemiologu shqiptar: U divorcova nga gruaja e parë, nuk donte fëmijë

Mjeku shqiptar Skënder Murtezani i cili është bërë baba në moshën 59-vjeçare, ka qenë në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, ku tregoi emocionet dhe eksperiencën e tij.

14:52
Biznes familjar droge në Selanik! Sekuestrohen 585 kg kokainë, në pranga 5 shqiptarë

Një biznes familjar droge është shkatërruar në Selanik të Greqisë.

14:48
Britania e Madhe, sanksione të reja kundër zgjedhjeve të rreme ruse në rajonet e pushtuara të Ukrainës

Qeveria britanike njoftoi të premten sanksione të reja në përgjigje të zgjedhjeve të rreme ruse në pjesët e okupuara të Ukrainës. 

14:37
NATO miraton forca shtesë për Kosovën: Çelësi i sigurisë dialogu

NATO-ja tha se ka miratuar forca shtesë për Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, por nuk dha më shumë hollësi për numrin e forcave.

14:30
Ende në arrati! Dalin pamjet kur Policia e Kosovës bastis banesën luksoze të Milan Radojçiç në Liqenin e Ujmanit

Dalin pamjet kur Policia e Kosovës bastis banesën luksoze të Milan Radojçiç në Liqenin e Ujmanit.

14:22
Parashikimi i motit, sinoptikania e SHMU: Plazh në tetor, temperatura do arrijnë deri në 34 gradë celsius

Moti me diell dhe temperatura të larta do vazhdojnë edhe në javën e parë të tetorit!

14:19
E përdornin lokalin për të vënë baste sportive, në pranga pronari dhe klienti në Maliq

Pronari i një lokali dhe klienti i tij në Libonik të Maliqit kanë rënë në pranga për vendosjen e basteve sportive.

14:14
Stoltenberg-Zelensky takim kokë më kokë: Ukraina po merr territore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një vizitë në Kiev, ku u takua kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ku gjithashtu njoftoi se vendi po rimerr më shumë territore.

14:12
Jep dorëheqjen nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç! Pranon organizimin e sulmit në Banjskë

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes në sulmin terrorist në Veri, i cili i mori jetën një efektivi të Policisë së Kosovës.

14:12
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore! Hapet për herë të parë në Bulqizë muzeu me traditat e qytetit

Gjatë ditës së sotme në rrethin e Bulqizës me dhjetëra banorë kanë vizituar për herë të parë hapjen e muzeut të ri në ambientet e Pallatit të Kulturës.

13:57
“Ose gjithçka ose asgjë”/ Rama entuziast për Samitin e Berlinit në Tiranë: Duhen krijuar hapësira të reja për vendet kandidate

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë formalizimit të procesit të integrimit, BE duhet të ndryshojë qasjen ndaj vendeve kandidate “ose merr gjithçka ose asgjë”.

13:50
Përplasi një 86-vjeçare me makinë në Shkodër, në pranga një irakian nga Dubai

Një i ri 29-vjeçar ka aksidentuar me makinë një të moshuar në lagjen “Liria”, në Shkodër.

13:47
Përplasi për vdekje shoferin e një motomjeti në aksin Elbasan-Cërrik, 32-vjeçarja dënohet me 4 vjet burgim

Një 32-vjeçare e cila përplasi për vdekje një person në Elbasan është dënuar me 4 vjet 8 muaj burgim.

13:42
Studim: Helmi i merimangës që shkakton ereksione torturuese mund të jetë Viagra e radhës

Helmi nga merimanga endacake braziliane (Phoneutria nigriventer) zakonisht shkakton nekrozë ose vdekje të penisit dhe ndonjëherë mund të çojë në amputim.

13:29
Manjani i përgjigjet shqetësimit të “Pro-Eksport Albania”: Do të punësohen 9 mijë persona me aftësi të kufizuar! Përfitime për punëdhënësit

Shoqata “Pro-Eksport Albania”, ngriti një shqetësim drejtuar ministrisë të Ekonomisë dhe Financave, ku shprehet pamundësia e zbatimit të ligjit Nr. 15/2019  për nxitjen e punësimit – Punësimi i personave nga grupet e veçanta, detyrim për Punëdhënësit Publik dhe Privat.

13:28
E vërteta e dëmtimit të Uzunit, çlirohet Sylvinho!

Sylvinhon dhe tifozët kuqezi mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Myrto Uzunit nuk është serioz.

13:25
Putin vizitë në Kinë! Në tryezën e diskutimeve me Xi, çështje të rëndësishme strategjike

Presidenti rus Vladimir Putin do të kryejë një vizitë në Kinë, ku do të diskutojë disa çështje të rëndësishme strategjike me presidentin kinez Xi Jinping, tha ambasadori i Pekinit në Moskë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

13:19
Rama në “Berlin Global Dialogue”: Disa vende të rajonit nën ndikimin rus, ndaj duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një bashkëbisedim në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, foli për domosdoshmërinë e përshpejtimit të integrimit të rajonit në BE.

13:05
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Pas Lezhës, nisin lëvizjet e para edhe në rrethe

Pas Lezhës, ka nisur reformimi i strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit edhe në rrethe.

13:02
Shitësit e librave mbeten pa punë, preken nga zhvillimi i Lojërave Olimpike në Francë

Lojërat Olimpike për vitin 2024 të cilat do të organizohen në Francë, do të jenë në disfavor të shitësve të librave në rrugët e Parisit.

12:58
Ndihmoi një tajlandeze të kalonte kufirin që ta shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet suedezi në Rinas

Një 42-vjeçar suedez është vënë në pranga pasi ndihmoi një tajlandeze që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i siguruar asaj dokumente identifikimi të falsifikuara.

12:55
Basha ndal turin e takimeve në Lezhë! Njeh qytetarët me reformën e thellë në politikë, të propozuar nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e tij të takimeve në Lezhë, ku ka biseduar me qytetarë dhe biznese të këtij qyteti mbi problemet kryesore me të cilat hasen dhe zgjidhja që presin nga politikëbërja.

12:52
“Fëmijët gjetën trupin e pajetë të së ëmës”, flet shoqja e shqiptares që u vra në Itali: Burri i saj ishte i frikshëm. Ishte ekzekutim

Mediat italiane e kanë cilësuar shqiptaren Klodiana Vefa që u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa me plumb në kokë, si një grua punëtore dhe të shkëlqyer.

12:46
Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peizazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

“Ka një shkretëtirë Himalaje”, në pragun e Evropës, ku peizazhet e egra të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një epoke 46-vjeçare komuniste”, kështu e ka nisur artikullin e saj kushtuar Shqipërisë, prestigjozia Financial Times.

12:41
Mesdheu është kthyer në varrezë! Shtohet numri i emigrantëve të vdekur, 2500 viktima këtë vit

Më shumë se 2,500 emigrantë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur deri më tani për këtë vit, gjatë tentativave për të kaluar detin Mesdhe dhe për të mbërritur më pas në Europë.

12:41
Manastirliu takim me rektorët: Prioritet, bursat dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike për të adresuar sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve, nisjen e një procesi të profilizimit të tyre si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.

12:39
Avokati Petronijeviç do t’i drejtohet publikut në emër të Millan Radojçiç

Goran Petronijeviqç, avokat i nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, do të mbajë të premten një konferencë për media në Beograd, sipas faqes së Qendrës Mediale në kryeqytetin e Serbisë.

12:28
“Kujtime nga Kina 1967”/ Ekspozitë e skulptorit Mumtas Dhrami

Skulptori i mirënjohur Mumtaz Dhrami ka çelur ekspozitën “Kujtime nga Kina 1967” me vizatime dhe skica realizuar gjatë një vizite të delegacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

12:26
Dita Botërore e Zemrës, 17.5 mln vdekje të parakohshme çdo vit në botë

Çdo vit më 29 shtator festohet Dita Botërore e Zemrës, e krijuar në vitin 2000 me iniciativën e Federatës Botërore të Zemrës dhe OBSH-së për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

12:22
Aksioni i policisë në veri të Kosovës/ Pas bastisjes së vilave të Radojçiç konfiskohen dy makina 

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy mjete.

12:16
Prrenjasi kërkon turizëm/ Organizohet panairi i produkteve vendore

Në përpjekje për të rrëmbyer një pjesë nga torta e turizmit, bashkitë po përpiqen të organizojnë aktivitete të cilat nxjerrin në pah vlerat kulturore, natyrore, por edhe të kulinarisë dhe prodhimtarinë e çdo zone.

12:15
Çanta me para e fshehur në kroskotin e autobusit! Arrestohen dy persona në Muriqan, sekuestrohen 82 mijë euro

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi një çantë e mbushur me para u gjetë e fshehur në kroskotin e mjetit të transportit.

12:11
Droga shkatërron më shumë të rinjtë/ Mjekët: Ju dëmton kujtesën, ju ul inteligjencën

Në shërbimin e toksikologjisë çdo ditë vijnë raste përdoruesish drogash që kanë krijuar varësi ndaj tyre e kërkojnë ndihmë.

12:10
Të paktën 50 persona të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan, kanë thënë autoritetet e këtij vendi.

12:05
Drejtoi Seleçaon për 6 vite, Tite pranë stolit të skuadrës së dashur të brazilianëve

Flamengo ka shkarkuar Jorge Sampaolin.

11:57
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Opozita, kërkesë për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të shqyrtohen dy kërkesa, një nga Rithemelimi dhe një nga PD-ja për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

11:32
Tre shoferë të arrestuar dhe dy të tjerë nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe dy të tjerë nën hetim në qytetin e Durrësit.

11:32
Digjen lokalet brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Dy lokale që ndodheshin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë përfshirë nga flakët këtë të premte.

11:28
Megaoperacioni antidrogë në Elbasan! Pranga 34-vjeçarit në kërkim, shkon në 56 numri i të arrestuarve

Shkon në 56 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti” në Elbasan.

11:12
Uiski për shëndetin e zemrës? Konsumi i moderuar i kësaj pijeje ka përfitime që nuk i keni imagjinuar kurrë

A mund të jetë i mirë konsumi i moderuar i uiskit?

11:00
Dronët ukrainas sulmojnë rrjetin elektrik në rajonin e Kurskut

Pesë vendbanime dhe një spital në rajonin jugperëndimor të Kurskut të Rusisë humbën energjinë të premten pas një sulmi me dron ukrainas, tha një zyrtar rajonal.

10:54
SPAK kërkon 3 prokurorë/ KLP hap garën dhe cakton kriteret, 2 javë kohë

Pas dy viteve harresë, qeveria e gjyqësorit hapi garën për të plotësuar tre vendet vakante për në SPAK, që ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar.

10:45
Aksident i pazakontë në Fier, makina përplaset me varrezat e qytetit

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Fier, këtë paradite.

10:40
Gjendet i vdekur piloti i helikopterit që u rrëzua në det, në Evia të Greqisë

Është gjetur i vdekur piloti i helikopterit që u rrëzua në det në plazhin Achladiou mëngjesin e djeshëm në Evia.

10:34
U vra për një sherr parkimi, zbardhet vrasja e Valter Fjerzës! Në kërkim autori i një tjetër vrasje në Dukagjin

Drejtori i DVP Shkodër, Ervin Hodaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp në lidhje me punën hetimore të bërë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura ditët e fundit në qarkun Shkodër.

10:31
Ish-komandantit të Wagnerit i kërkohet formimi i korpusit të vullnetarëve për luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka angazhuar një ish-ndihmës të shefit të ndjerë të Wagnerit Yevgeny Prigozhin, që t’i mbikëqyrë njësitet vullnetare për të luftuar në Ukrainë, sipas një deklarate të Kremlinit.

10:16
Zbuloni “ilaçin” efektiv kundër obezitetit tek fëmijët

Hulumtimi i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tregon se incidenca e obezitetit tek fëmijët është në rritje, duke kërcënuar shëndetin publik.

10:12
Pazare për shit-blerje votash/ SPAK përfundon hetimin për Kristo Agalliun dhe Agron Durajn, i dërgon për gjykim

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dërguar për gjykim Kristo Agalliun dhe Agron Durajn, të cilët u kapën duke kryer pazare për shitje-blerje votash, para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

10:11
Tri ditë pas vrasjes së Martin Bardhit, atentati në Rrëshen ende pa autor! Furtunë në DVP-në e Lezhës

Tri ditë pas atentatit në Rrëshen ku viktimë mbeti Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, vrasja vijon të mbetet ende pa autor.

10:08
Gërryente me ekskavator shtratin e lumit Drini i Zi, vihet nën hetim 60-vjeçari

Një 64-vjeçar është vënë nën hetim në Dibër, pasi u kap duke gërryer me ekskavator në shtratin e lumit Drini i Zi.

10:06
Mourinho: Nisja ime më e keqe? Edhe hera e parë që Roma luan dy finale evropiane radhazi

Roma u shkërmoq 4-1 në Genoa, rezultat që ka zemëruar popullin verdhekuq. Vetëm 5 pikë në 6 javët e para të Serie A për skuadrën e Jose Mourinhos, në të njëjtën kohë nisja më e keqe në karrierë për teknikun nga Setubali.

10:03
Kosovë/ Policia bastis vilat e Radojiçiçit

Pronat nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, në Ujman, janë në mesin e objekteve që po bastisen sot nga Policia e Kosovës në kuadër të aksionit që po zhvillohet në veri të vendit.

09:48
Shefi i NATO-s: Ofensiva e Ukrainës po fiton terren, ndërsa Rusia rrit shpenzimet ushtarake

Trupat ukrainase po “fitojnë gradualisht terren”, në kundërsulmin e tyre gjithëpërfshirës kundër linjave të ngushta të mbrojtjes ruse në Ukrainën juglindore, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev të enjten.

09:42
E pazakontë! 35-vjeçari shkon më dhimbje të forta stomaku në spital, mjekët i nxjerrin 60 objekte nga zorra

Mjekët në Indi janë tronditur, kur në spital i erdhi një pacient me dhimbje të forta barku.

09:41
Ukraina thirrje qytetarëve rus: Na ndihmoni në kthimin e fëmijëve të trafikuar

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje qytetarëve rus që të kundërshtojnë deportimin e detyruar të fëmijëve në Rusi dhe të ndihmojnë në sjelljen e tyre në shtëpi në Ukrainë.

09:41
Jo vetëm Mbappe për sulmin, Reali s’heq dorë nga kapiteni i Premier League

Jo vetëm Kylian Mbappe për sulmin e ri të Realit të Madridit. Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë e zjarrtë në kryeqytetin spanjoll.

09:40
Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e kanë cilësuar si të suksesshme ditën e parë të hetimeve për shkarkim të presidentit amerikan, Joe Biden.