Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Presidenti i SHBA Joe Biden e konsideron presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës pas vdekjes në burg të liderit të opozitës Alexey Navalny.
“Mos bëni gabim! Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny,” tha Biden.
Presidenti i SHBA-ve tha se Putini nuk po shkakton krime vetën në Ukrainë, por edhe ndaj popullit të tij.
“Putini nuk synon vetëm qytetarët e vendeve të tjera, siç e kemi parë në atë që po ndodh në Ukrainë tani, ai gjithashtu shkakton krime të tmerrshme ndaj popullit të tij”, shtoi presidenti.
Top Channel