Aksident në Llogara, “Benzi” përplas këmbësorin, 60-vjeçarin ndodhet në spital

17/02/2024 12:20
foto ilustruese

Aksident ka ndodhur në Llogara.

Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Vlorë-Llogara, shtetasi A. B, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin P. R., 60 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

Top Channel