Dinamika e plagosjes në Shkodër/ I riu u qëllua me thikë pas sherrit banal në lagjen “Skanderbeg”, autori në kërkim

16/02/2024 10:14

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skanderbeg”.

I riu Amatio Gjoka është qëlluar me thikë nga një tjetër person pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin shtetasin A.Gj, të cilin e ka shpallur në kërkim.

“Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, sipas policisë.

Top Channel