Sot pritet që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvendin e Kosovës për votim me përmbajtjen aktuale.

Kjo i hap rrugë hyrjes së tij në fuqi, duke e mbivendosur vendimin e fundit të presidentes për mosdekretimin e tij.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami bën me dije se sipas informacioneve, Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordim që menjëherë pas votimit të nisë puna në amendamentimin e tij.

Mësohet se palët janë dakorduar që të nisin edhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për amendamentimin e këtij ligji.

Ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës u miratuan në Kuvend më 6 tetor dhe, me kërkesë të PDK-së, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ktheu ligjin në parlament duke mos e dekretuar.

Top Channel