Ekskluzive/ “Auditim në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”, zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë. Çfarë thanë kreu i SPAK dhe Kryeministri Rama Një ngjarje e rëndë la ndodhur në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një person.
Ai është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.
“Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, sipas policisë.
Top Channel