Mbante armë zjarri dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari në fshatin Allgjatë të Tiranës
Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u konfliktuan një ditë më parë në Korçë.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 8 të qytetit. Nga hetimet, rezulton se 33-vjeçari me iniciale S.S. ka shkuar në banesën e shtetasit Xh. H. dhe e ka goditur atë në parakrah, me mjet prerës.
Pas këtij incidenti, 26-vjeçari me iniciale Xh.H. ka marrë edhe vëllanë e tij, 30-vjeçarin me iniciale R.H. dhe kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit S.S., duke e goditur me mjete të forta thyer xhamat e automjetit të tij. Ky i fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që të tre këta shtetas do të hetohet nga Prokuroria e Korçës.
Top Channel